fbpx
Kulture

Z. Ilir Meta i jep titullin “ Mjeshtër i Madh” Vallëtarit virtuoz të Valles Çame, Taip Madani

Sot, nje datë që do mbahet mend gjatë e do ngelet trashëgimi për Kulturën Çame, Presidenti i Republikes se Shqiperise, Z. Ilir Meta i jep titullin “ Mjeshtër i Madh” Vallëtarit virtuoz të Valles Çame, Taip Madani.  Nuk e di se sa i lumtur do të ishte ai sot nëse do ishte gjallë, por fryma që ai e ndali disa vite me parë, sot nxori zë. Një zë që do na shoqerojë gjithë jetën, një valle që do ngelet në breza, një kulturë që na bën krenarë, Vallja dhe Kultura Çame. Falenderoj të gjithë ata që e vlerësuan Taip Madanin dhe njeriun tonë të shtrenjtë. Atë që siç e thekson vajza e tij, Eglantina Shehu

Si bleta punetore i mblodhi kenget, vallet popullore , i nxori ne skena e festivale per ti kthyer ne Legjenda, Nëse ai sot do ishte gjallë, këtë çmim do e ndante me Z. Sali Nuredini

i cili e ringjalli edhe njehere emrin e tij, vallen e tij duke mbushur me spektatorë skenat ku Ansambli “Krahu i Shqiponjes, Taip Madani “ Vlorë performon e duke marrë çmime të panumërta në mbarë botën.  Nuk ka sesi të jem më e lumtur dhe krenare teksa shikoj qe vallja qe dikur ka kercyer Taip Madani , sot kercehet nga brezi i ri neper festivale nderkombetare. Hapat e tij sot po i ndjekin me persosmeri valletare te rinj si Andri Nuredini, qe po me aq pasion performon ne skene dhe fluturon me vallen. Sot eshte emocion i dyfishte qe te shikoj vallen e ringjallur nga brezi i ri dhe jam e perlotur por e mbushur ne zemer qe te kemi ne duart tone nje medalje dhe nje titull kaq te madh. Falenderimet skane fund.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button