Categories Kulture

Zbulohet dokumenti, ja çfarë deklaronte Ahmet Zogu një vit pas pushtimit nga Italia

Në 2 prill të 1939 Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste, nën udhëheqjen e Benito Musolinit.

Asokohe vendi ynë ishte një monarki kushtetuese dhe drejtohej nga mbreti Zog.

Përkthyesi shqiptar Aurenc Bebja ka publikuar në blogun “Dars” deklaratën e mbretit Zog të dhënë për gazetën e vjetër franceze “Le Midi Socialiste, në 9 prill të 1940.

Shqipëria u mbajt e pushtuar nga Italia deri në vitin 1943, ku më pas u pushtua nga gjermanët deri në vitin 1944.

Deklarata e plotë:

“Me rastin e nënshtrimit të Shqipërisë nga Italia e Musolinit, zyra e shtypit shqiptar komunikon deklaratën e mëposhtme të mbretit Zog I :“Shqiptarët, si të gjithë popujt e tjerë, kanë të drejtën e shenjtë për të jetuar të lirë dhe të pavarur në tokën e të parëve të tyre. Shqiptarët, të drejtën natyrore dhe legjitime, e kanë shenjtëruar në sytë e botës nëpërmjet sakrificave të gjakut që ata kanë bërë gjatë një historie të vjetër disa mijëra vjeçare. Mbretëresha dhe unë, si të gjithë shqiptarët, i kushtojmë të gjitha mendimet dhe përpjekjet tona që kombi shqiptar të fitojë të drejtën për të jetuar në mënyrë të pavarur, e drejtë që bota e qytetëruar e ka njohur solemnisht. Jam plotësisht i bindur që Shqipëria, falë sakrificave të fëmijëve të saj dhe pozicionit gjeografik në Ballkan, do të shohë fundin e agresionit që i është shkaktuar dhe rikthimin e të drejtës së saj për një jetë të pavarur, në tërësinë e saj.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME