Kulture

Zhvillohet ceremonia përkujtuese-celebruese për grupin folklorik të fshatit Velçë

Disku i radhës me këngët polifonike të grupit folklorik të fshatit Velçë, në Bashkinë e Selenicës, u përurua- festua në një ceremoni mbersëlënëse, duke përkujtuar rrugën e gjatë, përpjekjet e këtij grupi në polifoninë labe, të Vlorës. Ceremonia përkujtuese- celebruese, u zhvillua në sallënë e njohur të Lokal; “GORISHTI”, në qëndër të Vlorës, ku ishin mbledhur banorë të Velçës, nga krahina, bashkëqytetar, intelektualë, njerëz të këngës, krijues, grupi polifonik: “Krojet e Velçës”, me veshjet e tyre karakateristike, duke kënduar edhe në këtë sallë.

Mes tyre, në këtë aktivitet ndodhej, i kudo ndodhur edhe kryetari i bashkisë Selenicë: z. Parparim Shametaj, i cili përshëndeti në aktivitetin, duke njohur edhe historikun e këtij grupi, rrugën, përfaqsimin e këngës velçiote, qysh nga startimi dhe ngjitja e tij…

“Këngët e kënduara, vargjet e thurura; janë frymëzim, pse jo dhe histori e udhërrëfim për njerëzimin, ku janë skalitur dhe evokohet nëpër vargjet e këngëve të çdo grupi: E hershmja, e ditës, po edhe e nesërmja, ngjarjet historike, data, heronjt, dhimbja dhe dashuria; si pjesëza të historisë, të cilat janë skalitur në vargje dhe këndohen në këngët, për të cilat kemi etje, të dim, ruajmë, pasurojmë e transmentojmë në breza, si pjesëza të historisë e memorjes, të një fshati, ku bëjmë pjesë, duke pasqyruar e pasuruar të tërën: Historinë e një e krahine, rrethi, bashkie e më gjerë, të Kombit…

Në këtë amfitetar, të këngës, së krahinës të Bashki, Labëri- Selenicë, si një pasuri folklorike- zonale e traditës dhe e kulturës, zë vend edhe kënga polifonike: ”Krojet e Velçës”, e grupit polifonik të këtij fshati, e cila na ka mbledhur sot në ison e saj, për të ruajtuar atë që kanë bërë të parët, për të ruajtuar e pasuruar të dytët dhe për t’i përciell tek të tretët…

Grupi folklorik i fshatit Velçë, i krijuar rreth viteve 1949, ka nisur startimin me; pjesëmarrjen e tij në: “Festivalin e zonës së Sevasterit”, i zhvilluar në Sevaster, me vallen e tij tradicionale të burrave, e cila është ruajtur në rrjedhën e kohëve” -tha në fjalën e vet kryebashkiaku, Shametaj.

Përmenden në këtë Festival e në vijim, pjesëmarrësit e këtij grupi si: Halil Xhezo Jaupaj, kthes i këngës së grupit,Valter Begë Karafili, si dhe Hysen Ramadani, etj.

Grupi folklorik i këtij fshati, mundi të ruante dhe të pasuronte fondin e tij me këngët tradicionale, ku vijoi dhe u paraqit edhe në festivalin “Kombëtar Folklorik të Gjirokastrës”, në vitin 1968.
Në fund vitet: 1960- 1970, e në vazhdimësi bëjnë të ditur drejtues të grupit dhe intelektual të fshati Velçë; grupi folklorik i këtij fshati, në rrethanat e kohës, ka mundur të rezistojë në folklorin e hartës së Vlorës, ku dhe përmendin emrat e: Zenel Shanaj, marrës i këngës, Xhuljeta Jaupaj, martuar në Ilazaj, ku grupi i këtij fshati mundi të konkuronte në Radio Tirana, me rastin e 30 vjetorit të Çlirimit!
Grupi folklorik i këtij fshati, në fund vitet 1970-1980, ka qënë i ftuar për konkurim edhe nga Radio Televizioni Shqiptar.

Kthesi i këngës njihet Jaho Katiaj. Ndërsa në vitin 1988 grupi: “Krojet e Velçës” shkoi me ansamblet shqiptare, deri në Francë!
Në festivalin Folklorik Kombëtar 1988, në Gjirokastër, në këngën polifonike të Bratit, kthesi i këngës, ishte Jaho Katiaj nga Velça.
Pra, kënga edhe dje i bashkonte, e kurrrë nuk duhet ti ndaj sot njerëzit.
Grupi Folklorik i Velçës, si i gjithë folklori shqiptar, është një pasuri, jo vetëm e këtij fshati dhe e kësaj bashkie, por edhe një pasuri e trashgiminisë, kulturës, traditës e folklorit Lab, duke u shënuar në faqet e historisë, të kësaj kënge shqiptare.

Qysh nga fillimet e këtij grupi; këngëtarët, marrësi, kthesi, apo ata të isos labe si: Asqeri Palla, Sami Peçi, Nasip Peçi, Vero Memaj, Noke Revaj, Adriatik Revaj, duke u shtuar numri i tyre, por dhe duke rritur performancën e këtij grupi: Me Bejushe Demaj- Barjamaj, Agim Brahimaj, Valter Shabanaj, Kalo Zenelaj, Çuman Xhaferaj, Fatmir Maliqaj, Bejkush Murataj, Gilo Habilaj, Ali Habilaj, Blerim Hoxhaj, Servet Jaupaj, Bastri Muçaj si dhe: David Muhaj, Klodian Çelaj, këngëtar të brezit të ri. Në këtë grup zënë vend edhe valltarët e njohur të këngës: “Krojet e Velçës”: Begë Karafili, Mystehak Sadiku, Hysen Ramadani, Halil Xhezua, Mete Jazua, etj.

Grupi folklorik i Velçës, i riorganizuar në Tetor-Nëntor të vitit 2000, mori emrin: “Kojet e Velçës”, i cili ka dhënë koncertet e tij me këngën Labe në Fest-Folkun Gjirokastër, në Bylys, në Iso Polifonia, por ka dhënë koncerte edhe jashtë vendit si në: Kosovë, Maqedoni, Francë. Marësja e këngës; Bejushe Demaj- Barjamaj, ka kënduar edhe në Itali, Greqi, Austri, etj

Polifonia e grupit lab të Velçës, në vitin 2017 ështe dekoruar nga Presidenti i Republikës me Me: Urdhërin: “Naim Frashëri”.
Drejtuesi i grupit të Velçës dhe “Krojet e Velçës”, si dhe rapsodi i teksteve të këngëve ka qënë: Kastriot Muçaj, por kanë konrtribuar me tekste të këngëve të këtij grupi edhe Dero Murataj, etj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close