Categories Kulture

Zvërneci me Manastirin bizantin të shekullit të 14 -të së bashku me zonat afër tij,

Grupi i të rinjve nga diaspora shqiptare – kërkues shkencorë në Departamentin e Arkitekturës të Universitetit të Firences – vijojnë punën për njohjen, analizimin dhe nxjerrjen në pah të pasurive të veçanta kulturore të Shqipërisë.

Zvërneci me Manastirin bizantin të shekullit të 14 të së bashku me zonat afër tij, përfshirë lagunën e mrekullueshme të Nartës, është zgjedhur si një nga 3 zonat shqiptare në fokus të punës të specialistëve arkitektë nga diaspora shqiptare. Kushtet unike natyrore, profili social dhe rrethanat e zhvillimit dhe shfrytëzimit të kësaj zone bregdetare përbëjnë një model përfaqësues për zhvillimin e zonave të ngjashme shqiptare. Pas punës vlerësuese arkitektët do të hartojnë një udhëzues zhvillimi për këtë fshat dhe për zona të ngjashme që do t’u jepet autoriteve vendore e qendrore.

#makehomeabetterplace (‘t’a bëjmë shtëpinë tonë një vend më të mirë’) është motoja që shoqëron programin ‘Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë’ që po zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Shqipëri me financim të Agjencisë Italiane për Zhvillimin e Bashkëpunimit (AICS) në koordinim me institucionin e Ministrit të Shtetit për Diasporën, Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe ministri të tjera të linjës. IOM Albania

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Njihuni me “Sofrën e Zotit” guri që po çmend të huajt në Vlorë

“Guri me qiell” është atraksioni më i madh i natyrës në vendin tonë.Për nga mënyra…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Tirana, një qytet që lindi nga rastësia

Të  lindësh në kryeqytetin e çdo vendi natyrisht është privilegj i çdo qytetari të tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Shkolla Tregtare Vlorë, detyrimi moral për vlonjatët

Nga Ergys Alushi Qyteti i Vlorës e ka detyrim moral, qytetar e historik të festojë…

LEXO ME SHUME