Categories Kuriozitete

Kuriozitete të pabesueshme, por krejtësisht të vërteta

Në Skoci lindin më shumë flokëkuq se sa në krejt pjesën tjetër të botës

Krokodili nuk e nxjerr dot jashtë gjuhën e vet.

Është e pamundur të fundosesh në Detin e Vdekur pa ndihmën e pajisjeve

Qentë mund të stërviten që ta nuhasin kancerin e mushkërive kohë përpara shfaqjes së simptomave

Mbi 350 milionë njerëz vuajnë nga Çrregullimi i Varësisë ndaj Facebook-ut

Image

Thuajse në çdo specie gjitarësh, femrat jetojnë më gjatë se meshkujt

Gjirafa mund ta pastrojë veshin e vet me gjuhë

Një bllok ari i pastër me madhësinë e një shkrepëseje mund të shtrohet mbi një sipërfaqe sa një fushë tenisi

Nëse një peshk të kuq e mbani në errësirë, ai do bëhet i bardhë

Jetëgjatësia e një peshku të kuq të zakonshëm është mbi 20 vjet

Kur ju hipin mornicat, qimet që ngrihen ‘mbërthejnë’ ajrin dhe ju mbajnë ngrohtë duke mos e lejuar nxehtësinë e trupit të dalë jashtë

Sheiku Hamad bin Hamdan Al Nahyan, miliarder dhe pjesë e Familjes Mbretërore të Abu Dabit, e ka skalitur emrin e vet në ishullin privat Al Futaisi në Emiratet e Bashkuara Arabe

Duhen deri në dy orë për të zier një vezë struci

Kacabunjtë mund të jetojnë deri 9 ditë pasi u është prerë koka

Image

Mesatarisht zemra rreh 100000 herë në ditë duke pompuar rreth 7500 litra gjak përmes dhomëzave të saj. Një 70-vjeçari mesatarisht i rreh zemra 2.5 miliardë herë

Qumështi i hipopotamit është ngjyrë rozë

Truri njerëzor ka kapacitet të ruajë gjithçka që njeriu përjeton

Image

Në dhjetë minuta, një uragan lëshon më shumë energji sesa të gjitha armët bërthamore së bashku

Rafflesia arnoldii është lulja më e madhe në botë dhe mund të rritet sa një ombrellë

Image

Një tryezë pune në zyrë ka 400 herë më shumë baktere se një tualet

Pema e ullirit mund të jetojë deri në 1500 vjet

Ju mund të kujtoni vetëm katër gjëra në të njëjtën kohë

Iluzionet optike shfaqen kur ajo çka shohin sytë bie në kundërshti me atë çka pret truri

Duelet me armë janë të ligjshme në Paraguai, nëse të dy personat janë regjistruar si dhurues gjaku

Persia e ndryshoi emrin në Iran në vitin 1935

Sean Connery refuzoi rolin e Gandalfit te ‘Zoti i Unazave’ sepse nuk e kuptonte skenarin

Nuk mund ta gudulisësh veten, pasi reagimi është përgjigje ndaj një paniku

Në Singapor është e jashtëligjshme të shesësh apo mbash çamçakëz

Image

Nga të gjitha shqisat, nuhatja është e lidhur më ngushtë me kujtesën

Një indian me emrin Snake Manu mund të fusë gjarpërinj të vegjël, përfshirë kobra helmuese, në gojë e t’i nxjerrë nga hunda

Shumica e buzëkuqit që femrat përdorin, përfundon në stomakun e tyre

Femrat e kanë nuhatjen më të mirë se meshkujt

Chanel Tapper, studente nga Kalifornia, ka gjuhën më të gjatë, 9.75 cm

Rrahjet e zemrës mund të rriten deri në 30% gjatë një gogësime. Shumë nga ata që e lexojnë fjalën ‘gogësimë’, do të gogësijnë

Simboli i të Mirës dhe të Keqes (Yin-yang) është përdorur për herë të parë në Romë. Jo në Kinë!

Në Zelandën e Re jetojnë pak më tepër se 4 milionë njerëz e mbi 70 milionë dele.  

Image

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

VIDEO/ Familja kërkon me dron qenin në pyll, habiten kur zbulojnë se jetonte me arinjtë

Një familje që humbi qenin e saj dhe përdori një dron për ta gjetur atë,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Shtunë, 13 Prill 2024

Dashi Mundohuni që të nisni aktivitete të cilat iu lejojnë që të shpreheni lirisht dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 9 Prill 2024

Dashi Kjo është një ditë gjatë së cilës do të jeni tejet emotiv, arsye për…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Hënë, 8 Prill 2024

DASHI Per shkak te nervozizmit tuaj mund te lindin konflikte dhe mosmarreveshje te shumta sot…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Mërkurë, 3 prill 2024

Dashi Stresi që keni përjetuar së fundmi, nuk do ju lërë të qetë as gjatë…

LEXO ME SHUME