Categories Kuriozitete

4 vjeçarja e lindur me shumë gishta duarsh e këmbësh kryen operacionin shpëtimtar

Ting Ting kishte lindur me anomali kongjenitale në duar dhe deformime në këmbët, të cilat kishin bërë që të kishte një total prej 27 gishtash. Gjendja e saj i bënte të pamundura punët e përditshme të një katër-vjeçareje si ushqimi mësimi apo loja.

Por vajza ka kryer tashmë kirurgjinë ndryshuese për jetën për korrigjimin e defekteve të lindjes.

Ting Ting nga Guangdong në juglindje të Kinës vuante nga ato që njihen si anomali kongjenitale, por familja e saj e dërgoi në spitalin ortopedik të Guangzhou Heping ku doktorët i thanë se vajza vuante nga polidaktilia – siç quhet gjendja e saj. Në pamjet e marra nga doktorët, vajza e vogël tregon duart për kamerat, ku shihen shtatë gishta në secilën.

Një doktor shpjegonte se  Ting Ting kishte dy ose më shumë gishta të ngjitur së bashku, deformiteti i njohur si sindaktili.

Pas një kirurgjie të gjatë doktorët arritën të hiqnin gioshtt e tepërt të duarve e të këmbëve. Dr Wang Xiaoli, kreu i kirurgjisë plastike të spitalit shpjegonte se gishtat ishin të bashkuar në kyçin meta-karpo-falangeal të të dyja duarve, si dhe në gishtat e pestë të dyja këmbëve.

Por ndryshe nga gishtat e rregullt ato nuk mund të lëviznin me zgjatje e tërheqje normale.

Dr Wang tha: “Një analizë e detajuar u bë mbi pozicionin dhe strukturën e gishtave të shumëfishtë të Ting Ting. Meqënëse ajo ishte ende shumë e vogël nuk mund të përdornim shumë anestezi kështu që zgjidhëm fillimisht problemin e gishtave të shumëfishtë të dorës e më pas atë të këmbëve”. Ekspertët thanë se Ting Ting mori anestezi për procedurën e korrektimit osteotomik dhe operacioni kaloi me sukses.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 23 Prill 2024

Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Sot Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën, pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi qytetar

Sot është Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën për…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

“Kur e hapëm varrin e Enver Hoxhës në prezencën e familjes së tij, në pjesën e barkut gjetëm një copë letër dhe…”/ Dëshmia se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës Në ekzaminimet mjekoligjore një…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Historia e shqiptarëve etnikë në Çamëri, vera e vitit 1944 përbëjnë apogjeun e barbarisë greke, ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare

Historia e shqiptarëve etnikë në Çamëri, është mbushur padyshim me një varg datash tragjike, të…

LEXO ME SHUME