Kuriozitete

40-vjeçarja më e ‘pafat’ në botë, fiton llotarinë 26 milionë dollarë, por lan biletën

Një grua që kishte blerë biletën fituese të lotarisë “Super Lotto Plus” në një pompë të derivate në Kaliforni gjatë vitit të kaluar, thotë se aksidentalisht e kishte shkatërruar duke e harruar në xhepin e xhinseve që i kishte futur në rrobalarëse për t’i pastruar.

Bëhet fjalë për biletën fituese të 26 milionë dollarëve, ku gruaja e paidentifikuar ka pasur afat deri të premten që të lajmërohet me biletë për ta tërhequr çmimin. Menaxheri i Arco AM-PM në periferi të Los Angeles, ka thënë se kamerat e sigurisë shfaqin gruan në një pompë të derivateve duke blerë biletën në nëntor të vitit të kaluar.

E gruaja rreth të 40-ve i ka thënë Menaxherit të Arco AM-PM, i identifikuar vetëm si Frank se ajo kishte shkatërruar biletën pavetëdije duke e futur në xhepin e xhinseve që i kishte larë. E nëse bileta fituese nuk është dorëzuar nga personi që e ka blerë, nga shumë e përgjithshme e çmimit kryesor, 19.7 milionë dollarë do të shkojnë për shkollat publike të Kalifornisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: