Categories Kuriozitete

$400 miliardë/ Princi Saudit do të ndërtojë superqytetin ‘më të avancuar në botë, nga hiçi’

Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman ka miratuar ndërtimin e një qyteti të ri të quajtur “më i avancuari në botë”, një një projekt 400 miliardë dollarësh.

Neom është emri i propozuar për qytetin ndër-kufitar që do të ndërtohet në provincën Tabuk në veriperëndim të Arabisë Saudite. Vizioni për qytetin e ri të ngritur nga hiçi, mbështetet nga zv. kryeministri i vendit, Princi bin Salman, i cili mban shumë funksione të tjera në qeveri dhe konsiderohet si pushteti i vërtetë në vend, prapa fronit të babait të tij, mbretit Salman.

Planet e tij u njoftuan në konferecën e investimeve në kryeqytetin saudit Riad vitin e kaluar, me qëllim “përfshirjen e teknologjive të reja te inteligjences qytetare” në mënyrë që vendi të funksionojë edhe si një destinacion turistik. Vendndodhja e Neom është pranë detit të Kuq, në ngushticën e Tiran, në kufi me Egjiptin, Izraelin e Jordaninë dhe pritet të kompletohet në 2025. Në një përshkrim të projektit të ri thuhet: “Vendi do të jetë një Zonë Speciale Ekonomike, që do të thotë se gjendet brenda kufijve të vendit, por ka ligje të ndryshme nga pjesa tjetër e tij”.

“Në këto variancione të ligjeve dhe politikave përfshihen investimet, mënyra e taksimit, tipi i doganave dhe rregullatorët e tregut të punës, të cilat do të përpiqen të inkurajojnë biznesin, për një krijim të qëndrueshëm e të shëndetshëm të stabilimentit të ri”.

“Dhjetra vende në botë kanë zona speciale ekonomike, duke përfshirë Kinën, Meksikën, Greqinë, Indinë, Poloninë apo të tjerë”. “Arabia Saudite po kërkon të krijojë zonën e saj të suksesshme speciale ekonomike në qytetin e ri Neom.” Iniciative vjen në kuadër të planit vizionar të vendit Vision 2030, ku kërkohet reduktimi varësisë nga karburantet fosile, diversifikmi i ekonomisë dhe zhvillimi i sektorëve të shërbimit publik. Në prezantim shpjegohet: “Gjatë viteve, çmimi i naftës ka rënë ndjeshëm dhe kjo dëmton varësinë te karburantet për vende si Arabia Saudite”.

”Automjetet me naftë e benzinë po zhvendosen drejt atyre hibride ose tërësisht elektrike, duke ulur kërkesën totale për naftë”. “Gjithashtu SHBA ka nisur një prodhim të shumëfishuar të naftës vitet e fundit duke arritur shifra rekord në 2018.” “Princi Mohammed bin Salman njofton se mega-qyteti Neom do të jetë hapi i parë i distancimit nga kjo varësi”. Autoritetet shtojnë se rajoni i zgjedhur për qytetin ka klimë relativisht të butë në krahasim me shumicën e Arabisë Saudite.

“Emri Neom do të thotë ‘E ardhme e re’ dhe vjen nga fjalë të dy gjuhëve të ndryshme”. “E para është fjala greke Neo që do të thotë e re, dhe e dyta ‘M’ simbolizon fjalën arabe Mostaqbal, që do të thotë e ardhme. “Neom do të jetë një qytet masiv, më shumë se 10,000 milje katrorë, rreth 30 herë më i madh se New York City e pak më i vogël se shteti  Massachusetts. “I vendosur në cepin veriperëndimor të Arabisë Saudite, qyteti do të lidhe tre kontinente, Afrikën, Azinë dhe Evropën, duke u kthyer në një qendër globale. Në të ardhmen aprashikohet se rreth 70 për qind e popullatës së botës do të mund të arrijë në Neom në më pak se tetë orë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

E pazakontë! Terrorizohen punonjësit, gruaja çon xhaxhain e vdekur në një bankë për të nënshkruar kredinë

Punonjësit e një banke në Brazil të martën u përballën me një pamje të pabesueshme kur panë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Mërkurë, 17 Prill 2024

Dashi Mos i nënvlerësoni vonesat e mundshme në vendin e punës, sidomos nëse jeni në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

VIDEO/ Familja kërkon me dron qenin në pyll, habiten kur zbulojnë se jetonte me arinjtë

Një familje që humbi qenin e saj dhe përdori një dron për ta gjetur atë,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Shtunë, 13 Prill 2024

Dashi Mundohuni që të nisni aktivitete të cilat iu lejojnë që të shpreheni lirisht dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 9 Prill 2024

Dashi Kjo është një ditë gjatë së cilës do të jeni tejet emotiv, arsye për…

LEXO ME SHUME