Categories Kuriozitete

80-vjeçarja: Mezi pres të martohem me 35-vjeçarin, ai nuk më do për paratë

Një pensioniste britanike 80-vjeçare ka në plan të martohet me të dashurin e saj egjiptian, edhe pse ai është vetëm 35 vjeç. Britanikja është dhjetë vite më e madhe se mamaja e egjiptianit. Iris Jones ra në dashuri me Mohamed Ahmed Irbriham pasi u njohën në Facebook. Pasioni e përfshiu menjëherë për egjiptianin e papunë dhe pas katër ditësh vendosën të martohen në Kajro, por nuk kishin letrat e duhura.

Irisi insiston se i dashuri i saj nuk e ka mendjen te paratë e saj. Ajo shton se qëllimi i tij nuk është pasaporta britanike. “Ai më ka thënë se është gati që ta tregojë këtë përmes një marrëveshje paramartesore,” thotë britanikja. Vetëm pak orë pasi u takuan, ata bënë seks. “M’u duk vetja sikur isha e virgjër sërish. Nuk ishte e lehtë, por ishte shumë romantike,” thotë Iris, e cila ka nja katër dekada pa e provuar, që pas ndarjes me të shoqin.

Për momentin ajo jeton me një pension. Ish-pastruesja ka në pronësi një shtëpi me vlerë 220 mijë sterlina. Mohamed thotë se nuk i interesojnë paratë. Sipas tij, lumturia nuk blihet me paratë. Kjo romancë ka zemëruar djemtë e Irisit. Ata kanë paralajmëruar mamanë, por ajo u ka thënë se egjiptiani nuk është i fiksuar pas parave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

“Qielli do të errësohet & temperatura do të bjerë”/ Ja çfarë duhet të dini për 8 Prillin

Më 8 Prill globi do të ketë mundësinë që të përjetojë eklipsin e dytë të…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Ja disa fakte argëtuese rreth çokollatës

Ja disa prej fakteve me interesante rreth çokollatës: Origjina e çokollatës daton në qytetërimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

12 kulte të frikshme dhe famëkeqe që janë ende aktive

Mund të themi se çdo fe është një kult, por ndryshimi kryesor është se kultet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e shtunë 23 mars 2024

Dashi Jeta sentimentale e çifteve do jete shume e qete sot. Do flisni hapur me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Test optik / A mund ta dalloni gabimin në këtë foto?

Testoni aftësitë tuaja të vëzhgimit përmes kësaj përballjeje vizuale! Kjo foto na tregon një imazh…

LEXO ME SHUME