Categories Kuriozitete

A e keni menduar ndonjëherë se si liron tingull bishti i gjarprit me zile?

Gjarpërinjtë me zile janë helmues dhe prejardhjen e kanë nga familja Crotalus dhe Sistrurus. Ekzistojnë 36 lloje të njohura, ndërkaq të gjitha kanë prejardhjen nga Amerika. Gjarpërinjtë me zile mesatarisht nuk janë më të gjatë se një metër, jetojnë në habitate të ndryshme dhe gjuajnë zogj dhe brejtës, ndërkaq ata janë gjah për bufa, bukla dhe gjarpërinj mbretër. Janë specifikë për bishtin e tyre i cili bën sikur zile (nga i cili edhe e kanë marrë emrin).

Bishti është i “përbërë” nga forma e ngjashme me unazat. Ekzistojnë lloje gjarpërinjsh me zile të cilat nuk kanë bisht të këtillë, ndërkaq ata janë gjarpri katalonas me zile dhe individë të rinj të disa llojeve.

Duke studiuar këta zvarranikë, shkencëtarët kanë zbuluar që tingulli fillon të prodhohet kur bishti rritet deri te unaza e dytë, por që edhe madhësia e “ziles” nuk është e lidhur me moshën e gjarprit. Kjo pjesë e bishtit përtëritet çdo herë kur gjarpri zhvesh lëkurën, përkatësisht kur ndërron lëkurën, gjë që mund të ndodhë një herë në vit, por edhe disa herë në vit, varësisht nga ushqimi dhe kushtet në të cilat jeton.

Me çdo zhveshje, numri i unazave mund të rritet. Megjithatë, gjarpërinjtë me zile pickojnë shumë rrallë, madje vetëm kur provokohen apo rrezikohen; nëse menjëherë shëroheni, pickimi rrallëherë është fatal. Si “punon” bishti? Zilja e gjarprit nga brenda është e zbrazët, ndërkaq tingulli krijohet me fërkimin e këtyre unazave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

E pazakontë! Terrorizohen punonjësit, gruaja çon xhaxhain e vdekur në një bankë për të nënshkruar kredinë

Punonjësit e një banke në Brazil të martën u përballën me një pamje të pabesueshme kur panë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Mërkurë, 17 Prill 2024

Dashi Mos i nënvlerësoni vonesat e mundshme në vendin e punës, sidomos nëse jeni në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

VIDEO/ Familja kërkon me dron qenin në pyll, habiten kur zbulojnë se jetonte me arinjtë

Një familje që humbi qenin e saj dhe përdori një dron për ta gjetur atë,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Shtunë, 13 Prill 2024

Dashi Mundohuni që të nisni aktivitete të cilat iu lejojnë që të shpreheni lirisht dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 9 Prill 2024

Dashi Kjo është një ditë gjatë së cilës do të jeni tejet emotiv, arsye për…

LEXO ME SHUME