Categories Kuriozitete

Ajo mendonte se kishte binjakë! Më pas ndodh e pabesueshmja

Protagoniste e kësaj historie është një grua e quajtur Lauren Perkins, dëshira e saj e vetme ka qenë gjithmonë të bëhet një nënë. Për një kohë të gjatë, ajo u përpoq të mbetej shtatzënë dhe përfundoi me trajtime të fertilitetit. Me burrin e saj, ata vendosën të bënin një pushim me disa miq, në Nikaragua, për të provuar dhe shkëputur. Ndërsa po gëzonin pushimet e tyre, një prift iu afrua papritmas atyre, i shikoi dhe tha:

“Dikush ka plane të mëdha për ty. Unë nuk e di se cilat, por ato janë të mëdha”. Duke menduar se ishte thjesht i “çm endur”, ata vazhduan pushimet e tyre pa i dhënë shumë peshë fjalëve të tij.Pasi u rikthyen në Teksas, të dy bashkëshortët vendosën të provonin insem inimin artificial. Lauren nuk ishte aspak optimiste, ajo ishte e bindur se nuk do të funksiononte dhe ajo ishte e destinuar të ishte sterile. Por në fund, për habinë e saj, ajo mbeti shtatzënë!

Gjatë vizitës së parë, gjinekologu e njoftoi atë se analiza e saj ishte mjaft e lartë, kështu që kishte shumë mundësi që dy binjakë të bukur po formoheshin brenda saj. Ideja ngazëlleu si Lauren dhe David, burrin e saj. Ata kishin luftuar kaq shumë që të kishin një fëmijë, e tani që do të kishin dy gjithçka u bë edhe më mag jike.

Pas disa ditësh ata u kthyen për të bërë ekon, por kur gjinekologu pa në ekran, ai mbeti i heshtur. Atmosfera në atë dhomë ishte e çuditshme, ishte sikur diçka e gabuar po ndodhte… Përfundimisht mjeku u kthye tek ata dhe, në heshtje, tha: “Më vjen keq, unë kam numëruar gabim dy, ato janë pesë …. oh jo, është edhe një fëmijë i gjashtë…”. Lauren dhe David shikuan në ekran me mosbesim… Shanset që ata do të mbijetonin të gjashtë ishin me të vërtetë të pakta dhe me siguri do të kishin kaluar shumë komplikime.

Por ata kujtuan atë frazë, të priftit në pushime dhe vendosën t’i jepnin të gjashtëve prej tyre një shans, pra të mos reduktonin shtatzaninë. Mjeku e mbajti vazhdimisht shtatzëninë nën kontroll, duke bërë çmos për të shm angur çdo lloj komplikime. Në javën e tridhjetë erdhi dita e shumëpritur. Gjithsej 35 punonjës të spitalit u mblodhën në sallën e lindjes. Në vetëm katër minuta, të gjashtë foshnjet lindën, e secila peshonte mes 1 dhe 2 kg: Andrew, Benjamin, Caroline, Leah, Allison dhe Levi.

Ditët e para u mbajtën në kujdes intensiv, larg nënës së tyre, por pastaj Lauren mund t’i mbante në krah, një nga një. Pesë fëmijë ishin në gjendje të ktheheshin në shtëpi në moshën katër muajshe. Lea e vogël duhej të qëndronte në spital për disa javë, sepse ajo ishte më e reja dhe kishte luftuar për të gjetur hapësirë ​​brenda mitrës së saj. Sot ata janë rritur dhe janë një forcë e vërtetë e natyrës. Ne i urojmë fat të gjithëve!

The 'controlled chaos' of raising sextuplets - BBC News

Texas mom thinks she's having twins: Doctor looks closer, screams ...

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Historia e shqiptarëve etnikë në Çamëri, vera e vitit 1944 përbëjnë apogjeun e barbarisë greke, ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare

Historia e shqiptarëve etnikë në Çamëri, është mbushur padyshim me një varg datash tragjike, të…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Shtunë, 20 Prill 2024

Dashi Mundohuni që të përfshiheni në aktivitete relaksuese, të cilat do mund t’iu lejojnë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

E pazakontë! Terrorizohen punonjësit, gruaja çon xhaxhain e vdekur në një bankë për të nënshkruar kredinë

Punonjësit e një banke në Brazil të martën u përballën me një pamje të pabesueshme kur panë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Mërkurë, 17 Prill 2024

Dashi Mos i nënvlerësoni vonesat e mundshme në vendin e punës, sidomos nëse jeni në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

VIDEO/ Familja kërkon me dron qenin në pyll, habiten kur zbulojnë se jetonte me arinjtë

Një familje që humbi qenin e saj dhe përdori një dron për ta gjetur atë,…

LEXO ME SHUME