Kuriozitete

Amerikania gjen valixhen që e kishte humbur në aeroport pas 4 vitesh

Një grua nga Oregon gjeti valixhen e saj, katër vite pasi e kishte humbur gjatë një fluturimi të United Airlines. April Gavin postoi një seri videosh në TikTok duke shpjeguar se si bagazhi i saj humbi nga linja ajrore kur ajo u kthye në shtëpi nga një udhëtim pune në Çikago në gusht 2018.

Gavin u shpreh se pas disa muajsh kërkimi, linja ajrore e informoi atë se zhdukja e çantës ishte një mister. Ajo u kompensua për disa nga sendet e saj të humbura, por jo të gjitha.

Më tej, Gavin tregoi se ishte e tronditur kur mori një telefonatë këtë javë duke e informuar se valixhe e saj ishte shfaqur në një aeroport në Hjuston. Ajo tha se ishte e befasuar kur i thanë se kishte mbërritur me një fluturim nga Hondurasi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close