Categories Kuriozitete

“As edhe një dasëm, as një fejesë, as edhe një lindje…”, ja ç’ndodh në Leskovik

Pas arrave të famshme buzë rrugës automobilistike Korçë-Përmet dhe pas një kthese të fortë, rruga të çon në qendër të qytetit Leskovikut. Aty, në çdo orë të ditës dhe të natës “të pret” një rrap, që e ka kaluar shekullin, dhe rreth tij lokale të shumtë, siç janë kudo në Shqipëri në qendrat e qyteteve të tillë të vegjël. Mirëpo sot Leskoviku nuk e ka më famën e dikurshme. Në rrugë të boshatisura, sheh vetëm të moshuar, të brengosur që fëmijët u janë larguar, por edhe të trishtuar kur tregojnë si është Leskoviku sot.

Mungesa e investimeve, infrastrukturës, ujit të pijshëm dhe papunësia  janë disa nga arsyet që i çon të rinjtë drejt emigrimit.“Punë nuk ka edhe njerëzit ikin. Që në kohët e lashta, Leskoviku ka qenë nyja kryesore për tregti, për kulturë, për të tëra. U braktis sepse nuk ka aktivitete dhe nuk ka punë”,  është shprehur një banor.

“Na vjen keq sa nuk ka më. Por çfarë të bëjmë. Këto janë kushtet, nuk mund të rrojmë. Shiko këtu vetëm pleq kanë ngelur. Ku i kam fëmijët. Asnjë nuk ka më”, ka thënë një tjetër banor. Në Leskovik ata pak banorë të moshuar që kanë mbetur, tregojnë se shteti i ka harruar, gjë e cila ka bërë që gjallëria të shterojë.

“Këtu kërcenim e këndonim. Mbushej kjo mëhalla plot. As edhe një dasëm, as një fejesë, as edhe një lindje nuk bëhet. Kemi 6-7 vjet, këto janë mbyllur”, ka thënë një e moshuar. Duke pranuar ‘trendin’ e largimit të të rinjëve, kryetari i bashkisë se Kolonjës, Erjon Isai është shprehur se bashkia ka menduar dhe futur ne planet e strategjisë 3-vjeçare të zhvillimit, politika të nxitjes së kthimit të të rinjve.

Në qytet për fat të mirë resurset, potencialet dhe vlerat janë të mëdha dhe duhet të vlerësohen e të vihen në punë. “Ne si bashki kemi menduar dhe futur në planet tona të strategjisë 3-vjecare të zhvillimit,  politika të nxitjes së kthimit apo të jetesës në bashkinë tonë”,është shprehur Erjon Isai, Kryebashkiak i Kolonjës

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 23 Prill 2024

Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Sot Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën, pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi qytetar

Sot është Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën për…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

“Kur e hapëm varrin e Enver Hoxhës në prezencën e familjes së tij, në pjesën e barkut gjetëm një copë letër dhe…”/ Dëshmia se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës Në ekzaminimet mjekoligjore një…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Historia e shqiptarëve etnikë në Çamëri, vera e vitit 1944 përbëjnë apogjeun e barbarisë greke, ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare

Historia e shqiptarëve etnikë në Çamëri, është mbushur padyshim me një varg datash tragjike, të…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Shtunë, 20 Prill 2024

Dashi Mundohuni që të përfshiheni në aktivitete relaksuese, të cilat do mund t’iu lejojnë që…

LEXO ME SHUME