Categories Kuriozitete

Biznesmeni blen bankën që i refuzoi kredinë 10 mijë euro kur ishte 22-vjeç

Një biznesmen, të cilit iu refuzua kredia me arsyen se ishte “i ri dhe pa eksperiencë”, ia ka arritur që 17-vjet më pas të blejë godinën ku ndodhej banka. Adam Deering kërkoi 10 mijë euro kredi në vitin 2002, por nuk iu pranua. Megjithatë ai ia doli që gjatë këtyre viteve të krijojë një biznes të sukseshëm menaxhimi, të cilin e shiti për 6.4 milion dollarë në vitin 2014.

Tani që ai është pronar i kompanive të shumta multi-milionëshe, ka vendosur të “hakmerret” duke paguar 580 mijë dollarë për të blerë godinën e të njëjtës bankë që i refuzoi kredinë. “Gjithmonë e kam ditur që po të punosh fort mund të arrish ëndrrën që ke. E lashë punën si shitës në moshën 21-vjeçare, pasi isha i sigurtë që do të bëja një biznes të suksesshëm, Por në atë kohë nuk kisha asnjë qindarkë në xhep dhe kështu që më duhej një kredi”, tregon ai. “I prezantova menaxherit të bankës planin tim të detajuar për një biznes, dhe kërkova 10 mijë paund. Ai tha se isha shumë i ri dhe pa eksperiencë ndaj nuk do të rriskonte me mua”.

“Të ndërtosh një biznes nga zero nuk është e lehtë, dhe shpesh gjërat nuk do të funksionojnë. Por të qëndrosh me këmbë në tokë, të besosh te vizioni që ke dhe të ecësh përpara, do ia arrish, sado e vështirë”.

Ai shtoi: “Për mua, blerja e ndërtesës së bankës i kthen gjërat në rrethin e plotë dhe kjo tregon se kisha të drejtë të vazhdoja të besoja te vetja”.KORCA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Shtunë, 20 Prill 2024

Dashi Mundohuni që të përfshiheni në aktivitete relaksuese, të cilat do mund t’iu lejojnë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

E pazakontë! Terrorizohen punonjësit, gruaja çon xhaxhain e vdekur në një bankë për të nënshkruar kredinë

Punonjësit e një banke në Brazil të martën u përballën me një pamje të pabesueshme kur panë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Mërkurë, 17 Prill 2024

Dashi Mos i nënvlerësoni vonesat e mundshme në vendin e punës, sidomos nëse jeni në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

VIDEO/ Familja kërkon me dron qenin në pyll, habiten kur zbulojnë se jetonte me arinjtë

Një familje që humbi qenin e saj dhe përdori një dron për ta gjetur atë,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Shtunë, 13 Prill 2024

Dashi Mundohuni që të nisni aktivitete të cilat iu lejojnë që të shpreheni lirisht dhe…

LEXO ME SHUME