Një ari i është afruar një burri teksa po bëntë një sy gjumë pranë pishinës. Mattheë Bete, nga Greenfield, Massachusetts, ditën e shtune ishte duke fjetur në një karrige kur një ari u end nëpër oborr dhe po i merrte erë këmbëve të tij para se të zgjaste putrën dhe ta gjuante butësisht.
Sapo burri u zgjua ariu kurioz u tremb dhe u largua me shpejtësi. E gjithë ngjarja është kapur nga kamerat e sigurisë së shtëpise se Bete dhe më pas bashkëshortja e tij publikoi pamjet në Facebook duke shkruajtur: “Matt u trondit pak dje ndërsa po pushonte pranë pishinës”.