Categories Kuriozitete

Çfarë do të ndodhë me 12 shenjat? Publikohet horoskopi për muajin tetor nga Paolo Fox

Dashi: Ndikimi i Marsit në shenjën tuaj krijon kushtet ideale për të shfrytëzuar aftësitë tuaja dhe për të fituar një sfidë. Do t’ju shtohen përgjegjësitë, por bashkë me to edhe mundi për të përfunduar një projekt. Të gjitha këto po shkaktojnë probleme në jetën tuaj private, sepse ndërmarrja e iniciativave me peshë të madhe nuk ju krijon mundësinë t’u kushtoni kohë ndjenjave.

Duhet të bëni pak durim për të zgjidhur çështje delikate me natyrë ligjore ose administrative. Ndërsa në aspektin profesional, marrëdhëniet mund të funksionojnë ca më mirë nga ç’i parashikonit. Jeni shumë bindës. Nëse do të keni rol komandues, nuk do ta keni të lehtë të mbani gjithçka në kontroll, pasi datat 16 dhe 22 mund t’ju shkaktojnë njëfarë çekuilibri, situata të sikletshme me vartës ose shefa. Do të kaloni disa momente pasigurie të madhe, por do t’i kapërceni nga fundi i muajit.

Ata që e kanë një histori, do ta vazhdojnë atë. Ata që janë vetëm, janë në mëdyshje. Keni ende probleme të së shkuarës pa zgjidhur. Bëhet fjalë për të ndarët që nuk kanë pasur ende mundësi të çlirohen nga një barrë. Viti 2020 është viti i sprovave të lidhjeve tuaja. Do të keni shpesh diskutime, pasi roli i njërit prej të dyve ka ndryshuar dhe duhet të përballoni së bashku probleme ekonomike. Zemrat e vetmuara mund të kenë takime interesante. Ndonëse Dashi është shenjë e fortë dhe e vendosur, këtë periudhë vihet re një prirje për t’i marrë gjërat me maturi, ka një rritje të mosbesimit. Është e pashmangshme, ata që e përjetojnë dashurinë me dyshim do të kenë që në fillim probleme. Kujdes me tradhtitë, sepse kjo pasiguri mund t’ju shtyjë të jetoni një marrëdhënie paralele vetëm për një hakmarrje të kotë e të padobishme.

Është periudhë në të cilën ndiheni të acaruar. Nëse ndiheni të mbingarkuar me përgjegjësi, mundohuni të bëni më pak dhe mos u përpiqni ta zgjidhni gjithçka vetë. Rreth datës 16 është i justifikuar një lloj kujdesi. Krijojini vetes mundësi për argëtim. Mundohuni të qetësoheni që të mos mendoni vetëm për punën dhe stresin që ju rrethon.

Demi: Mos i mbivlerësoni propozimet që ju vijnë për të ardhmen. Pas një shtatori shumë të lodhshëm duhet të vlerësoni gjithçka me shumë kujdes. Nëse në të shkuarën keni shpenzuar shumë para, mund të lindë ndonjë problem, pasi tetori nuk është muaj fitimprurës. Kjo do të thotë se duhet të tregoheni më të kujdesshëm në menaxhimin e financave. Gjithsesi, nuk do të mungojë dëshira për punë, e cila në fund do të ketë edhe shpërblimin e vet financiar. Nëse punoni vetëm me telefonata ose me kontakte, me siguri këtë muaj nuk do të zhgënjeheni. Të reja edhe rreth datës 14. Nëse keni një mosmarrëveshje ligjore ose duhet të zgjidhni një çështje të vjetër, përgatituni që të luftoni, por përgjigjet do t’i merrni në dhjetor. Ju këshillojmë t’u shmangeni polemikave dhe të tregoheni të kujdesshëm për disa javë.

Dashuria rikthehet protagoniste. Është muaji i duhur për t’u martuar ose për të bashkëjetuar, me shpresën se këto zgjedhje janë bërë gjatë verës. Gjithsesi, nuk është kurrë tepër vonë. Ka nga ata që mund t’u rikthehen dashurive të vjetra e të rëndësishme. Demi nuk i harron kurrë njerëzit që ka dashur, edhe pse mund të jetë ndarë shumë keq. Kush nuk e ka gjetur dashurinë dhe është ende vetëm, duhet të bëjë një analizë të vetes, pasi është një vit mjaft interesant dhe kjo nënkupton se ndien një frikë që e pengon t’i jetojë ndjenjat. Favorizohen takimet e datës 14. Është muaj që shton dëshirën për t’u çliruar nga çdo bezdi, ndaj edhe një ndarje mund të jetë çlirim. Mund të zgjidhni një shtëpi, mund të kërkoni më shumë qëndrueshmëri, mund të zgjidhni një problem ligjor që zvarritet prej kohësh.

Ju rikthehen energjitë në tetor, meqë shtatori ishte periudhë lodhjeje që tashmë është kapërcyer. Nëse keni pasur probleme shëndetësore, më datë 13 mund të merrni lajme të mira. Është e rëndësishme konsulta me një specialist. Priten përmirësime dhe më shumë qëndrueshmëri, pasi besimi në vetvete po rritet dita-ditës.

Binjakët: Ata që nuk lëvizin prej muajsh do të vënë re një rast të ri për ta shfrytëzuar. Edhe fillimi i dhjetorit parashikon mbarësi. Për disa do të paraqitet mundësia e një kontrate të re, një marrëveshje më e mirë. Do t’ju rikthehet dëshira për t’u përfshirë në projekte, por edhe për të fituar. Ndonëse 2020-a nuk është viti i fitimeve të mëdha, të paktën do t’ju mundësojë të shlyeni detyrimet. Nëse do të bëni një propozim profesional, i gjithë muaji është në favorin tuaj. Mund të shihni një armik në vështirësi dhe kjo do t’ju dhurojë një kënaqësi të madhe. Në përgjithësi, tetori ju nxit të kapërceni tensione të shkaktuara nga çështje burokratike ose juridike. Mund të paraqitet një zgjidhje e re për një trashëgimi familjare, duke sjellë kështu një rezultat të shumëpritur pozitiv.

Në dashuri, diçka nuk shkon. Duhet bërë dallimi mes çifteve që janë prej kohësh në krizë dhe atyre që do të kalojnë thjesht vështirësi të rastit. Ndikimi i planetëve është aq i fortë, sa gjithçka do të përjetohet në limit. Prandaj duhet të tregoheni të kujdesshëm ndaj një problemi të vogël që mund të shndërrohet në një telash madhor. Dashuria do të vihet në provë mes së martës, më datë 13, dhe së mërkurës së datës 14. Shumica e çifteve do ta kapërcejnë me sukses si krizë, por ata që kanë shumë dyshime në zemër do të gjenden para një pengese të pakapërcyeshme, ndaj më mirë të sqarohet menjëherë çfarë nuk shkon. Të ndarët do të kenë debate për çështje financiare ose në lidhje me fëmijët. Tetori është provë e vështirë për të gjitha çiftet, por ata që i rezistojnë këtij muaji do të jenë edhe më të fortë në nëntor.

Disa ditë, si datat 13, 14, 19 dhe 20 mund të jenë pak të sikletshme. Kurat që mund të keni nisur këtë periudhë mund të mos japin menjëherë rezultat, por nuk do t’ju rikthehet faza e lodhjes që përjetuat vjet gjatë verës. Pas disa javësh do të keni mundësi të zgjidhni edhe çështjet personale.

Gaforrja: Pak e nga pak po fitoni terren, por duhet të tregoni edhe durim. Janë shtuar shpenzimet, huat, kreditë, e bashkë me këto duhet të përballoni edhe problemet në punë. Nuk është mirë të mbingarkoheni me punë, sidomos sepse prej kohësh po punoni me njerëz të ndryshëm. Nga dhjetori, situata profesionale do të ketë përmirësime. Të lindurit e shenjës së Gaforres duhet të zgjidhin çështje juridike në lidhje me bashkëpunëtorët, ortakët ose shefat. Jeni munduar shumë për të arritur rezultate dhe ajo që ju dhemb më tepër është që nuk e kanë vlerësuar potencialin tuaj të vërtetë. Për momentin duhet thjesht të shpresoni tek e ardhmja, ndonëse keni ende disa çështje për të zgjidhur. Duhet të tregoheni të kujdesshëm, sidomos në tri ditët e fundit të muajit.

Ndjenjat që kanë lindur rishtazi mund të shërbejnë si një rezervë e mirë për një të ardhme, pasi jeta e të lindurve nën shenjën e Gaforres përmirësohet nëse kanë dashurinë në krah. Janë kushte të favorshme për lidhjet e reja, tetori është muaj i mirë në fushën e ndjenjave dhe të pasionit. Duhet të tregohen të kujdesshëm ata që janë vetëm dhe ata që e kanë partnerin larg, pasi tani është çasti i duhur për të përqafuar njeriun e dashur. Shmangni njohjet në internet ose ato virtuale, që nuk janë të prekshme. Lidhje të tilla janë të kota dhe humbje kohe. Të martuarve do t’u shtohet siguria në marrëdhënie gjatë fundit të vitit.

Sa më shumë afrohet fundi i vitit, aq më shumë afrohet edhe rikthimi i energjisë. Po ju rikthehet humori. Nuk mund të thuhet që tetori është muaj i privilegjuar, vetëm java e fundit duket më e favorshmja. Duhet të bëni kujdes ndaj stresit, sidomos rreth datës 16, ku do të bënit mirë të qëndronit larg ndërlikimeve dhe shpërqendrimeve.

Luani: Deri në fund të vitit mund të ndryshoni punë, nëse vazhdoni të bëni një punë që nuk ju pëlqen. Njëkohësisht duhet të bëni kujdes për sa u takon çështjeve ligjore, pasi nuk është momenti i duhur për të sulmuar, nëse nuk mendoni se duhet t’i përgjigjeni medoemos një provokimi. Edhe pse shumë çështje profesionale janë bërë të papërballueshme, nga fundi i vitit gjithçka do të rregullohet. Nëse dikush ka ankesa për punën tuaj, mund të zemëroheni seriozisht. E rëndësishme është të administroni me mençuri shpenzimet, të mos ju zërë paniku nëse diçka nuk shkon si duhet, sidomos në datat 5, 6 dhe 17, ku do të ketë diskutime të ardhurash. Gjatë 10-ditëshit të fundit të tetorit do të keni shumë provokime, ndaj këshillohet të tregoheni të matur.

Nuk jeni të gatshëm të kuptoni, falni, pritni, ose partneri s’ju kupton. Debatet do të jenë goxha të ndezura, sidomos në dy të dielat e fundit të muajit. Tetori nuk paraqet pengesa në fushën e ndjenjave, por nuk është as muaj i zjarrtë. Me gjasa, do të përfshini në lidhje edhe problemet profesionale. Duhet të shmangni provokimet, sidomos nëse jeni të lidhur me një Ujor, Akrep ose Dem.

Do të keni më pak energji, sidomos në datat 22 dhe 31, ndaj bëni vetëm gjërat e domosdoshme. Në datat 24 dhe 25 mund të ndiheni nën presion. Në këtë periudhë keni shumë probleme në punë, ndaj është normale që të ndiheni të tensionuar.

Virgjëresha: Tetori mund të kurorëzojë një ëndërr profesionale, sidomos për ata që kanë investuar prej kohësh. Nëse merreni me turizëm ose me spektakle, ju pret një vjeshtë e shkëlqyer. Nuk do t’ju mungojnë idetë, por edhe fati do të jetë në anën tuaj për të shfrytëzuar rastin e duhur. Është periudhë interesante edhe për ata që duan të çlirohen nga një barrë, si për shembull, të shesin një biznes, ose të zgjidhin një problem ekonomik që i rëndon prej kohësh. Ju rikthehet dëshira për përvoja të reja, për të lexuar libra. Është momenti i duhur për ata që duan të udhëtojnë. Do të keni kohë të bëni ato që doni. Ju këshillohet pak qetësi në marrëdhëniet profesionale, pasi favorizimi i yjeve mund t’ju bëjë disi kërkues, ndaj mundohuni të jeni me këmbë në tokë.

Dashuria do të jetë më intriguese në tetor, për shkak të ndikimit të Venusit në shenjën tuaj më datë 2. Kjo është periudha ideale për ata që duan të kenë një histori të bukur. Kohë e favorshme për çiftet që duan të martohen. Yjet janë favorizuese, sidomos më datë 14. Për të gjithë ata që janë munduar në të shkuarën, ky është muaji në të cilin do të shpërblehen.

Ky muaj fillon në mënyrë shumë interesante. Nëse i keni mbajtur në kontroll nervat dhe stresin, tani mund të kapërceni pa vështirësi disa pengesa të vogla më datë 7. Problemi juaj është që nuk e shprehni kur diçka nuk shkon. Kujdesuni për ushqimin. Do të bënit mirë të shkarkonit në palestër tensionin dhe nervozizmin.

Peshorja: Mund të jeni të suksesshëm në punën që bëni, por ka raste që keni dyshimet tuaja. Sa më shumë i afrohemi fundit të vitit, aq më shumë u afrohemi edhe mundësive të reja. Nëse prej pak kohësh po punoni në një ambient të ri, ose me një projekt të ri, nuk mund të mos ndiheni si praktikant, por për pak javë, kjo përvojë do të jetë e artë. Të rinjtë që sapo kanë filluar punën nuk janë shumë të kënaqur. Ndonëse do të keni momente të forta përplasjeje me shefat dhe kolegët, duhet të vazhdoni para. Do të keni fitime pas datës 26.

Tetori është muaji i rimëkëmbjes edhe në planin sentimental, pavarësisht tensioneve dhe pakënaqësive të kohëve të fundit. Çiftet e forta rezistojnë. Prej kohësh keni probleme në familje, por tani do të kaloni në një fazë ku nuk do të përjetoni më presione të kota. Vazhdojnë debatet me fëmijët, sidomos ata që kanë sipërmarrje familjare dhe kërkojnë më shumë bashkëpunimin e tyre. Favorizohen çiftet që duan të bëjnë një fëmijë. E meritoni këtë fazë qetësie, pas vështirësive që keni kaluar. Fundi i muajit është më i mirë për ata që kërkojnë një pasion të ri, sidomos pas datës 28.

Do të keni një rimëkëmbje të dukshme psikofizike, sidomos falë ndikimit të yjeve, që do të jetë edhe më i madh pas datës 22. Periudha nga data 8 deri më datë 17 do të jetë e rëndë, pasi do të kaloni një siklet.

Akrepi: Është muaj shumë i rëndësishëm për ata që duan të bëjnë një zgjedhje drastike. Duhet të vendosni, të bëni një kërkesë, o tani, o kurrë, sepse nga nëntori nuk do të keni më një situatë kaq favorizuese. Kuptohet që disa propozime duhen pranuar tani. Nëse jeni ngritur në detyrë, shfrytëzoni mundësinë për të bërë një kërkesë tjetër, një propozim. Ju pret një periudhë e ngarkuar me punë. Fatmirësisht, keni një vullnet të jashtëzakonshëm për projekte të reja. Nga data 22-30 do të favorizoheni nga ndikimi i Diellit në shenjën tuaj. Bëni kujdes me paratë.

Edhe dashuria rindizet, madje do të keni mundësinë të bëni njohje të veçanta. Mërkuri do t’ju befasojë në dy fundjavat e para të muajit, në datat 9, 11, 16 dhe 18. Të gjithë ata që janë vetëm prej kohësh do të kenë mundësinë për njohje të reja të këndshme. Vendoseni vetë nëse doni të keni një shoqëri të fortë ose një dashuri të madhe. Mund të ndahen çiftet që kanë pasur probleme që në fillim të vitit, ndërsa ata që kanë një lidhje më të qëndrueshme duhet të sqarojnë disa gjëra. Ata që mbajnë fëmijë duhet të diskutojnë për shpenzimet e tyre. Të ndarët mund të gjejnë gjuhën e përbashkët pas muajsh lufte.

Tetori është muaji i mundësive të arta! Do të jeni më të fortë, sidomos më datë 22, kur do të keni shumë energji. Nëse prej kohësh përballeni me një problem, mundohuni të konsultoheni me një ekspert. Datat 26 dhe 27 janë data shumë të rëndësishme për shenjën tuaj.

Shigjetari: Kjo është një periudhë pozitive që do t’ju shoqërojë deri vitin tjetër. Tetori favorizon edhe ata që duan të eksperimentojnë një iniciativë të re, ose ndoshta edhe një punë të re. Shigjetarit nuk i pëlqen të përsëritë vazhdimisht gjëra, ndaj lind shpesh nevoja për të eksperimentuar. Ndryshimi është i bukur nëse jeni të gatshëm të pranoni paksa rrezik. Ata që nuk mund të veprojnë sipas dëshirës, për shkak të detyrimeve familjare ose përgjegjësive të ndryshme, tani mund të lirohen pak. Ata që duan prej kohësh të ndërrojnë shtëpinë, mund ta bëjnë tani. Duhen shmangur debatet në ditët e ngarkuara, sidomos më datë 14. Tani keni mundësinë të bisedoni me një ortak për të sqaruar çështje të lëna pezull.

Në planin sentimental, tetori nuk është edhe aq i fortë sa dy muajt e fundit. Për historitë e qëndrueshme nuk do të ketë asnjë problem. Por nëse keni paralelisht dy lidhje, ose nëse nuk ju bind dikush, ruhuni nga polemikat që mund të lindin në datat 7, 8, 14 ose 26. Çiftet e ndara në pranverë do të debatojnë për para. Çiftet që janë dhënë pas punës dhe fëmijëve, tani duhet të gjejnë pak qetësi, intimitet dhe bashkëpunim. Martesat në krizë duhet të bëjnë shumë kujdes, pasi do të rikthehen momentet e tensionit të fortë. Vetëm pas datës 19 do të ketë pak qetësi. Historitë që lindin në tetor janë të vrullshme, por vetëm në fillim. Nëse jeni të vetmuar, mos kërkoni dashurinë e jetës, por vetëm një shoqëri të këndshme që të mos ju shkaktojë probleme. Pas datës 28 do të kapërceni shumë tensione.

Në krahasim me muajt e tjerë, jeni shumë më të fuqishëm, por nuk mund ta kryeni në tetor gjithçka që keni bërë gjatë muajve të fundit. Do të keni çaste shumë të lodhshme në datat 7, 8 dhe 26.

Bricjapi: Ky është muaji në të cilin do të mund të zgjidhni shumë situata të mbetura pezull. Data 22 do të jetë shumë favorizuese për shenjën tuaj. Gjithçka do të qartësohet. Edhe të rinjtë që kanë nisur prej pak kohësh një punë, duken të kënaqur. Duhet të bëni shumë kujdes në marrëdhënie me shefat, sidomos me ata të shenjës së Dashit dhe Peshores. Ju ka lindur që vjet dëshira për të bërë projekte të reja. Disa ditë duken më interesante se të tjerat dhe nuk do t’ju mungojnë energjitë. Do të arrini rezultate pozitive, në varësi të punës që bëni. Muaj i mbarë për ata që duan të shesin ose blejnë.

Në dashuri vendosni ju, sepse tani keni në dorë letrat më të mira. Do të kapërceni vështirësi dhe mosmarrëveshje të vogla, pasi dashuria nuk do të ketë më pengesa. Tetori është muaji i duhur nëse doni të përjetoni një pasion të zjarrtë. Data 19 është fatsjellëse për ju, por edhe ditët e fundit të tetorit do të ndodhë diçka emocionuese ose e rëndësishme në fushën e ndjenjave. Historitë e forta nuk kanë pse druhen, por do të kenë një surprizë të vogël. Tetori është muaj interesant për ata që duan të martohen ose të bëjnë një fëmijë.

Një muaj që kërkon aq shumë energji, sa mund të cilësohet si i furishëm. Duhet të tregoni kujdes nga djegia e stomakut dhe problemet me zorrën e trashë. Nuk duhet të lodheni shumë, në mënyrë që të shmangni problemet që shkaktohen nga stresi. E pëlqeni të përkryerën dhe kontrolloni gjithçka në detaje. Kjo mund t’ju shkaktojë nervozizëm që duhet shkarkuar sa më parë.

Ujori: Duhet të bëni kujdes në çështjet me karakter financiar, ndërsa ata që kanë mundësi të shpenzojnë ca më tepër mund të investojnë për një blerje. Qiraja e një shtëpie ose një zyre nga fundi i vitit mund të përbëjë një aventurë të re profesionale. Duhet të sistemoni dokumentet e mbledhura rrëmujshëm gjatë viteve. Nga këndvështrimi profesional nuk duhet t’i braktisni përvojat e reja, pasi muaji ju mundëson njohje të reja që nga data 7. Nuk përjashtohen kërkesat nga jashtë, por është e rëndësishme të bëni edhe vetë kërkesa. Për disa parashikohen fitime që mund të shfrytëzohen për të mbyllur kredi ose hua, ose thjesht të investohen në një projekt afatmesëm. Mundësitë që ofrohen në këtë periudhë meritojnë vëmendjen tuaj, sepse mund t’ju japin atë shtysë që e pritnit prej kohësh.

Ujori kërkon të sistemohet në planin sentimental. Ata që kanë një lidhje të bukur duan ta zyrtarizojnë atë, ndërsa ata që janë vetëm do të vazhdojnë me këtë status deri kur të gjejnë dikë për një lidhje serioze. Atyre që bashkëjetojnë prej vitesh me një Ujor, do t’u duket papritur ndryshe nga zakonisht. Po ndryshon diçka jo vetëm në sjellje, por edhe në mënyrën si e përjetoni dashurinë dhe jetën në përgjithësi. Tani Ujori është më i parashikueshëm, përllogaritës, më pak i shpërqendruar, vëzhgues i gjithçkaje që ndodh rreth tij. Madje është edhe më xheloz! Do të ketë rregulla të reja dhe stil të ri jete.

Edhe forma fizike është më e mirë. Vetëm 9 ditët e fundit të tetorit janë të ngjeshura me presion, ndaj ju këshillohet të mos e mbingarkoni veten të dielën. Të sëmurët do të vënë re një përmirësim të lehtë nga data 17. Duhet të kuroni tensionin, do t’ju rikthehet pagjumësia. Jeta në përgjithësi do të përmirësohet.

Peshqit: Situata është më pozitive në krahasim me muajt e tjerë. Tashmë e keni të qartë rrugën që duhet të ndiqni. Ata që punojnë më vete nuk do të bëjnë gabime të mëdha. Me gjasa po mendoni për një projekt të ri, një program. Nuk do të mungojnë mundësitë për punë të pavarura. Edhe ata që janë vartës mund të bëjnë një kërkesë për t’u ngritur në detyrë. Do të ketë krizë profesionale vetëm nëse synoni të ndryshoni ortakë. Mos ngurroni nëse duhet të ndiqni një rrugë tjetër, pasi pas datës 22, Dielli është në favorin tuaj. Datat 26 dhe 27 janë ditë të mira për të bërë propozime. Është çasti i duhur për të firmosur një marrëveshje, një kontratë. Të rinjtë duhet të përqafojnë mundësitë e reja. Mërkuri favorizon edhe ata që punojnë me përqindje. Sërish puna ju merr shumë kohë, bashkë me çështjet praktike. Çiftet e reja duhet të zgjidhin një çështje praktike që ka lidhje me shtëpinë ose të ardhurat. Shkëputuni nëse rritet tensioni pas datës 14.

Për marrëdhëniet kalimtare nuk ka shumë probleme, mjafton të mos i merrni shumë seriozisht e të argëtoheni. Por ata që kërkojnë dashurinë e jetës mund të ndihen të zhgënjyer ose të pasigurt nga njohjet e reja. Gjithsesi, nëntori do të jetë më i favorshëm në këtë drejtim. Mundohuni të mos e vini në dyshim një ndjenjë që do të lindë në javët e ardhshme. Bëni durim, pasi gjërat do të ndryshojnë gjatë muajit nëntor.

Muaj që kërkon forcë, sepse në aspektin profesional do të jeni shumë të ngarkuar. Ata që kanë aktivitet të pavarur nuk do të ndalen një moment, duke shkaktuar një rënie të energjisë, por situata do të përmirësohet më datë 22. Ndonëse detyrimet dhe angazhimet janë të shumta, mundohuni të bëni gjithçka me shumë qetësi. Përndryshe, disa ditë, si data 13 dhe 14, mund të ndërlikohen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

E pazakontë! Terrorizohen punonjësit, gruaja çon xhaxhain e vdekur në një bankë për të nënshkruar kredinë

Punonjësit e një banke në Brazil të martën u përballën me një pamje të pabesueshme kur panë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Mërkurë, 17 Prill 2024

Dashi Mos i nënvlerësoni vonesat e mundshme në vendin e punës, sidomos nëse jeni në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

VIDEO/ Familja kërkon me dron qenin në pyll, habiten kur zbulojnë se jetonte me arinjtë

Një familje që humbi qenin e saj dhe përdori një dron për ta gjetur atë,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Shtunë, 13 Prill 2024

Dashi Mundohuni që të nisni aktivitete të cilat iu lejojnë që të shpreheni lirisht dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 9 Prill 2024

Dashi Kjo është një ditë gjatë së cilës do të jeni tejet emotiv, arsye për…

LEXO ME SHUME