Categories Kuriozitete

Çokollatat “Biden” dhe “Harris”, koleksioni special me rastin e inagurimit

Sarah Dwyer është e cila drejton një kompani të prodhimit të çokollatave shumë pranë Washinhton DC, me rastin e inaugurimit të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden dhe zëvendëses së tij Kamala Harris, ka nxjerrë në shitje një koleksion special çokollatash. Ëmbëlsirat kanë si konfeksion pikërisht imazhin e presidentit të ardhshëm dhe zv. Presidentes.

“Nëse këtë kuti me çokollta ia bën dhuratë dikujt që nuk ka të njëjtat bindje politike, ateherë të paktën ndan me të diçka të ëmbël. Pra, është si një lloj pajtimi”- shprehet Dwer, pronare e “Chouquette Chocolates” në Gaithersburg. Deri më tani ajo ka shitur më shumë se 10.000 çokollata speciale Kamala Harris, të cilat me sa duket kanë rezultuar më të sukseshshme se sa koleksioni Biden.

Kompania që Dwyer drejton filloi të bënte çokollata me temë politike qysh në inaugurimin e dytë presidencial të Barack Obama. Më pas bëri çokollatat Hillary Clinton dhe Donald Trump në 2016. – “Chouquette Chocolates” gjithashtu nxori në shitje çokollata të frymëzuara nga Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar  të sëmundjeve infektive në SHBA, i cili është bërë i famshëm për rolin e tij në luftën ndaj pandemisë Covid-19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

“Qielli do të errësohet & temperatura do të bjerë”/ Ja çfarë duhet të dini për 8 Prillin

Më 8 Prill globi do të ketë mundësinë që të përjetojë eklipsin e dytë të…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Ja disa fakte argëtuese rreth çokollatës

Ja disa prej fakteve me interesante rreth çokollatës: Origjina e çokollatës daton në qytetërimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

12 kulte të frikshme dhe famëkeqe që janë ende aktive

Mund të themi se çdo fe është një kult, por ndryshimi kryesor është se kultet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e shtunë 23 mars 2024

Dashi Jeta sentimentale e çifteve do jete shume e qete sot. Do flisni hapur me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Test optik / A mund ta dalloni gabimin në këtë foto?

Testoni aftësitë tuaja të vëzhgimit përmes kësaj përballjeje vizuale! Kjo foto na tregon një imazh…

LEXO ME SHUME