Categories Kuriozitete

Dasmat lejohen në Sri Lanka edhe në këtë kohë, por dhëndri nuk duhet…

Sri Lanka hoqi masat kufizuese që ndalonin organizimin e dasmave në mesin e pandemisë së koronavirusit, por në bazë të rregullave të reja dhëndrit nuk i lejohet të puthë nusen. Të paktën, jo në publik. Pasanikët e këtij vendi organizojnë zakonisht ceremoni martesore me mijëra të ftuar

Kremtimet në raste të tilla zgjasin shpesh me ditë të tëra e përfshijnë shumëllojshmëri ushqimesh, pije, vallëzim e këngë. Por udhëzimi i fundit nuk lejon që në dasma të ketë më shumë se 100 të ftuar, të cilët duhet të rrinë një metër larg njëri tjetrin e të mbajnë maska. Këtu nuk përjashtohet as çifti që po lidh kurorë.

“Nuk do të lejohen puthje, përqafime apo shtrëngime duarsh”, thanë zyrtarë vendas. Njerëzit sipas tyre në evente të tilla, duhet të përshendeten pa u prekur. Sri Lanka e vendosi karantinën në 20 mars, por i ka kufizuar ndjeshëm masat e izolimit në mjaft zona që nuk konsiderohen me rrezikshmëri të lartë. Vendi me 21.67 milionë banorë numëron 1.000 infektime dhe vetëm 9 humbje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

“Qielli do të errësohet & temperatura do të bjerë”/ Ja çfarë duhet të dini për 8 Prillin

Më 8 Prill globi do të ketë mundësinë që të përjetojë eklipsin e dytë të…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Ja disa fakte argëtuese rreth çokollatës

Ja disa prej fakteve me interesante rreth çokollatës: Origjina e çokollatës daton në qytetërimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

12 kulte të frikshme dhe famëkeqe që janë ende aktive

Mund të themi se çdo fe është një kult, por ndryshimi kryesor është se kultet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e shtunë 23 mars 2024

Dashi Jeta sentimentale e çifteve do jete shume e qete sot. Do flisni hapur me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Test optik / A mund ta dalloni gabimin në këtë foto?

Testoni aftësitë tuaja të vëzhgimit përmes kësaj përballjeje vizuale! Kjo foto na tregon një imazh…

LEXO ME SHUME