Kuriozitete

Disa vite më parë la universitetin,i riu bëhet një ndër njerëzve më të pasur të vendit

Një i ri që kishte braktisur studimet në universitet, sot është bërë një prej njerëzve më të pasur në Australi – duke fituar miliona dollarë duke postuar klipe të vetes në YouTube teksa luan video-lojëra të ndryshme.

25-vjeçari Lachlan Power nga Brisbane, fiton të paktën 2.4 milionë dollarë në vit, dhe jeton brenda një apartamenti 4.4 milionë dollarësh me pamje nga lumi dhe djreton një Tesla X që kap vlerën e 200 mijë dollarëve.

Ai madje së fundmi raportohet se ka qenë në lidhje me modelen e famshme Morgan Krizmanich. Poëer konsiderohet si YouTuberi i gjashtë më i suksesshëm në Australi sa i përket numrit të ndjekësve – me mbi 14.6 milionë dhe ka një bashkëpunim me kompani të mëdha si Samsung dhe Disney.

Por gjithçka ndryshoi në vitin 2014, kur filloi biznesin e tij në YouTube duke postuar video të lojës Fortnite që disa vite më vonë u bë shumë popullore. Kështu kanali i tij zyrtar në YouTube “shpërtheu” nga ndjekësit e shumtë dhe prej asaj kohe ai nuk ka të ndalur.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: