Categories Kuriozitete

Djali 3 vjeç bie nga kati i pestë dhe shpëton mrekullisht

Një djalë tre vjeçar mbijetoi pasi ra pesë kate nga dritarja e një apartamenti në trotuarin poshtë. Jose i vogël thuhet se ishte në shtëpi me nënën, motrën dhe tezen e tij kur ngjarja ndodhi të hënën pasdite. Djali, i cili ka sindromën Dawn, u pa duke rënë nga banesa në lagjen Bronx të New York City.

Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë tregojnë 3-vjeçarin që hidhet nga dritarja, përfundon në një tendë biznesi poshtë dritares dhe më pas bie në trotuar.

Më pas djali shihet duke u përpjekur të ngrihet pasi ka rënë në tokë. Video tregon kalimtarët që i vijnë shpejt në ndihmë dhe një burrë që mban Jose në krahë.

Sipas NBC New York, tezja e Jose-it zbriti për ta kërkuar ndërsa mamaja e tij ishte e tmerruar të dilte nga shtëpia pasi kishte frikë se fëmija i saj kishte vdekur.

Tezja e djalit u shpreh: Ai thjesht po na shikonte me habi. Ai nuk po qante. Thjesht dukej i frikësuar sikur pyeste se çfarë po ndodhte.

Sipas faqes amerikane të lajmeve, anëtarët e familjes vunë re vetëm se ai kishte rënë nga dritarja kur një fqinj erdhi duke goditur në derën e tyre. Hector Nazario pronari i biznesit që ndodhej poshtë shtëpisë së familjes së djalit u shpreh se ishte shumë shqetësuese të shikoje këtë incident.

“Është një mrekulli që fëmija është ende gjallë dhe mund të ketë qenë më keq”. Pas rënies pesë katëshe, Hoze u dërgua në një spital lokal. Policia tha se ai ishte me fat që mbijetoi vetëm me një femur të thyer. Familja e fëmijës tha se ai do të duhet të qëndrojë në spital ndërsa këmba e tij shërohet.

Departamenti i Policisë së Qytetit New York tha se rënia është klasifikuar si një incident dhe nuk do të ngrihet asnjë akuzë. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

“Qielli do të errësohet & temperatura do të bjerë”/ Ja çfarë duhet të dini për 8 Prillin

Më 8 Prill globi do të ketë mundësinë që të përjetojë eklipsin e dytë të…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Ja disa fakte argëtuese rreth çokollatës

Ja disa prej fakteve me interesante rreth çokollatës: Origjina e çokollatës daton në qytetërimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

12 kulte të frikshme dhe famëkeqe që janë ende aktive

Mund të themi se çdo fe është një kult, por ndryshimi kryesor është se kultet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e shtunë 23 mars 2024

Dashi Jeta sentimentale e çifteve do jete shume e qete sot. Do flisni hapur me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Test optik / A mund ta dalloni gabimin në këtë foto?

Testoni aftësitë tuaja të vëzhgimit përmes kësaj përballjeje vizuale! Kjo foto na tregon një imazh…

LEXO ME SHUME