Categories Kuriozitete

Djali i shkoi në klasën e parë, veprimi i babait kosovar la pa mend të gjithë

Admiral Zylfiu, i cili dje, bashkë me shumë moshatarë të tjerë i ka filluar mësimet për herë të parë, ka një çantë e cila mund të jetë më e veçanta në Kosovë. Atë çantë i ati i tij e ka ruajtur për 29 vjet pikërisht për këtë ditë.

“Populli nuk vdes kurrë, përkundrazi ai sa vjen e rinohet”, ka shkruar Lavdimi në profilin e tij në Facebook, duke treguar edhe historinë e çantës së të birit.

“Një rrugëtim sikurse i imi para 29 viteve me çantën time nga klasa e parë, në vitin 1990, të cilën e kam ruajtur plot 29 vite pikërisht për ditën e sotit”, shkruan ai, duke i dëshiruar suksese Admiralit, si dhe shokëve e shoqeve të tij. “Zoti i ruajtë gjithë fëmijët e Kosovës dhe të botës!”, përfundon ai me urim postimin e tij.

Admirali ka filluar mësimin në klasën e parë, në shkollën fillore “Elena Gjika” të Prishtinës. I ati i tij, Lavdimi, është kryetar i Federatës së minigolfit të Kosovës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

“Qielli do të errësohet & temperatura do të bjerë”/ Ja çfarë duhet të dini për 8 Prillin

Më 8 Prill globi do të ketë mundësinë që të përjetojë eklipsin e dytë të…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Ja disa fakte argëtuese rreth çokollatës

Ja disa prej fakteve me interesante rreth çokollatës: Origjina e çokollatës daton në qytetërimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

12 kulte të frikshme dhe famëkeqe që janë ende aktive

Mund të themi se çdo fe është një kult, por ndryshimi kryesor është se kultet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e shtunë 23 mars 2024

Dashi Jeta sentimentale e çifteve do jete shume e qete sot. Do flisni hapur me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Test optik / A mund ta dalloni gabimin në këtë foto?

Testoni aftësitë tuaja të vëzhgimit përmes kësaj përballjeje vizuale! Kjo foto na tregon një imazh…

LEXO ME SHUME