Categories Kuriozitete

Donald Trump bëhet gjysh për herë të dhjetë

Familja e madhe Trump fitoi një anëtar tjetër pasi presidenti amerikan u bë gjysh për të dhjetën herë. Gruaja e një prej djemve të tij, Eric, lindi një vajzë të hënën (19 gusht).

“Lara Trump dhe unë jemi të entuziazmuar që e mirëpresim në këtë botë, Carolina Dorothy Trump. Ne të duam!”, ka shkruar djali i tij i tretë Donald Trump në Twitter.

E porsalindura është e dhjeta nga nipërit dhe mbesat e presidentit 73-vjeçar që ka pasur pesë fëmijë nga tre martesat e tij. Dy të parët, Donald Junior dhe Ivanka – nga martesa e tij e parë – kanë përkatësisht pesë dhe tre fëmijë. Eric dhe Lara kanë një djalë.

Që nga janari i vitit 2017, kur Donald Trump mori përsipër presidencën e SHBA, Eric Trump dhe Donald Jr. po drejtojnë Organizatën Trump, kompani që administron investimet e familjes në të gjithë botën.

Lara Trump, 36 vjeçe, një ish-gazetare, është e angazhuar kryesisht me të drejtat e kafshëve. Së bashku me të shoqin drejtojnë fondacionin Eric Trump, i cili financon spitalet pediatrike dhe institucionet e tjera.

Ajo shpesh shfaqet në ekranet televizive për të mbrojtur politikën e vjehrrit të saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 23 Prill 2024

Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Sot Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën, pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi qytetar

Sot është Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën për…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

“Kur e hapëm varrin e Enver Hoxhës në prezencën e familjes së tij, në pjesën e barkut gjetëm një copë letër dhe…”/ Dëshmia se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës Në ekzaminimet mjekoligjore një…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Historia e shqiptarëve etnikë në Çamëri, vera e vitit 1944 përbëjnë apogjeun e barbarisë greke, ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare

Historia e shqiptarëve etnikë në Çamëri, është mbushur padyshim me një varg datash tragjike, të…

LEXO ME SHUME