Kuriozitete

Duket si civilizim i 2050-ës, por ky vend gjendet në Danimarkë

Mund të duket si civilizim jashtëtokësorësh – por fotografitë mbresëlënëse të shkrepura nga droni në fakt janë nga një “qytet kopsht” që gjendet në tokën e Danimarkës.

Fotografitë e shkrepura nga droni i fotografit Henry Do, shfaq periferinë e qytetit danez Brondby në afërsi të Kopenhagës, të përbërë nga shtëpitë dhe kopshtet e bukura në formë rrethi. Të filmuara nga ajri, duken si skena të filmave fanta-shkencë, transmeton lajmi.net.

Koncepti për një qytezë me peizazhe të tilla është dhënë nga arkitekti Erik Myging më 1964-ën. Qiraja për një muaj në këto shtëpi të bukura kushton 150 euro, por banorët lejohen në komunitet vetëm gjatë muajve të nxehtë të verës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close