fbpx
Kuriozitete

Dy fytyrat e çdo shenje astrologjike, cilat janë tiparet që mundoheni të fshihni nga të tjerët

Dashi: Personat që i përkasin shenjës së Dashit shquhen për karakterin e tyre të fortë, çka i ndihmon të ecin gjithmonë përpara dhe të mos ndalen përballë asnjë pengese dhe vështirësie. Ata janë të motivuar dhe ambiciozë, shumë kërkues ndaj vetes, por edhe të tjerëve. Nga ana tjetër, mund të bëhen dominues dhe agresivë, sidomos kur gjërat nuk ecin ashtu si duhen.

Demi: Demi është një ndër shenjat më punëtore dhe më kërkuese të zodiakut. Ndryshe nga shumë shenja të tjera, Demat arrijnë të ruajnë qëndrueshmërinë emocionale edhe në momentet e tyre më të vështira. Janë shumë të përkushtuar ndaj njerëzve që duan dhe qëndrojnë gjithmonë besnikë. Nga ana tjetër, personat e shenjës se Demit mund të tregojnë edhe një tjetër fytyrë: mund te bëhen kokëfortë, posesivë dhe te paparashikueshëm.

Binjakët: Kemi folur aq shumë për pasigurinë dhe dualitetin e Binjakëve sa shumë prej jush mund të mendojnë që mjafton vetëm kaq për të zbërthyer natyrën e tyre, por nuk është kështu. Nga njëra anë janë miqësorë, të dashur, altruistë dhe mendjehapur, por nuk u kushton asgjë të shndërrohen në njerëz të shtirur, impulsivë dhe sipërfaqësorë.

Gaforrja: Gaforret kane shumë tipare pozitive edhe pse kanë tendencë të mos kenë shume besim tek vetja. Personat që i përkasin kësaj shenje janë të ndërgjegjshëm, të devotshëm, besnikë dhe empatikë. Nga ana tjetër në disa momente ata mund të tregojnë edhe një tjetër fytyrë, si për shembull të kthehen në hakmarrës, të pandjeshëm, të përdorin gjuhë fyese e jo rrallëherë edhe të gjykojnë e paragjykojnë të tjerët.

Luani: Luani nuk është vetëm mbret i pyllit, por edhe i zodiakut. Janë lidërë të lindur, ambiciozë, sharmantë dhe me shumë besim në vetvete. Luani nga natyra është shenjë altruiste, për të është e rëndësishme që të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe lufton për ta patur atë, por nuk ua kursen kurrë ndihmën të tjerëve. Në momente të caktuara mund të bëhen dramatikë, të lodhshëm dhe të tregohen sipërfaqësorë.

Virgjëresha: Virgjëresha njihet për natyrën e saj detajiste dhe perfeksioniste. Janë shumë të kujdesshme kur bëhet fjalë për rregullin, kujdesin ndaj vetes dhe mirëqenien. Në përgjithësi janë metodike dhe analitike, por nga ana tjetër duke analizuar gjithçka me detaje mund të bëhen të ftohta, indiferente dhe kritike në maksimum. Janë shumë hakmarrëse dhe nuk harrojnë kurrë.

Peshorja: Personat e lindur nën shenjën e Peshores janë vazhdimisht në qendër të kritikave, duket sikur çdo hap që hedhin monitorohet nga dikush, kjo lidhet edhe me faktin që njerëzit që i rrethojne presin shumë prej tyre. Në përgjithësi u pëlqen të ruajnë paqen në jetën e tyre dhe t’i trajtojnë te gjithë njerëzit me respekt dhe bujari. Por, kur nuk arrijnë të ruajnë ekuilibrin bëhen të pasigurtë, të mbyllur në vetvete, frikacakë dhe egoistë.

Akrepi: Të lindurit nën shenjën e Akrepit shquhen për karakterin e tyre të fortë, të vendosur, humorin e hollë, shpirtin altruist etj, tipare këto që i bëjnë të parezistueshëm në sytë e të gjithëve. Mirëpo Akrepi fsheh edhe një fytyrë të dytë, të cilën nuk heziton ta shfaqë. Ata mund të kthehen në njerëz agresivë, manipulues dhe hakmarrës.

Shigjetari: Shigjetari është shenja më moskokëçarëse dhe aventuriere e horoskopit. I pëlqen të argëtohet dhe të argëtojë të tjerët, investon shumë në një lidhje miqësie, shijon udhëtimet dhe ushqimin e mirë etj. Mirëpo jo gjithçka nis e mbaron tek natyra e tyre optimiste. Shigjetarët u shmangen përgjegjësive, janë të pavendosur dhe nuk janë të organizuar.

Bricjapi: Në ndryshim nga pararendësi i tyre, Bricjapi është shenja më e organizuar e zodiakut. Inteligjenca, motivimi, logjika dhe sensi i planifikimit i shoqëron në pjesën më të madhe të kohës. Megjithatë herë pas here janë kokëfortë, dominues dhe krenarë. Në fakt është kjo e fundit që i shtyn shpeshherë të bëjnë edhe gabime.

Ujori: Personat e shenjës së Ujorit e duan pavarësinë, udhëtimet, të njihen me njerëz të rinj, janë ëndërrimtarë dhe karakterizohet nga një botë e pasur shpirtërore. Por, problem i tyre kryesor lidhet me socializimin. Në përgjithësi i pëlqen të izolohet nga të tjerët dhe kjo lloj vetmie nuk është aspak e këshillueshme, përkundrazi mund të kthehet në brengë.

Peshqit: Nëse menduat se Ujorët janë më ëndërrimtarët e zodiakut, me siguri nuk keni njohur akoma Peshqit. Jnaë shumë emocionalë, kreativë, empatikë dhe besnikë e nga ana tjetër, në raste të veçanta mund të mos e pranojnë dot realitetin dhe duan të izolohen dhe të bëjnë debate të kota.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button