Njihuni me Valentina Miozzo, gruaja e cila gjatë pandemisë jetoi larg njerëzimit, në Arktik. Gruaja nga Italia, për dy muaj jetoi pa rreze dielli në majën e Norvegjisë.
Rrëfimi i saj: “Në dhjetor dhe janar ishte vetëm errësirë. Gjithçka e imja ishte e përqendruar te turizmi, isha gjithë kohës rrugëve, gjithmonë larg shtëpisë për 6 muaj në vit. Isha e frikësuar, por e pashë si një mundësi të bukur për të vizituar vende që ndoshta nuk do t’i shihja kurrë. Supermarketi më i afërt është 40 kilometra larg, ndërsa spitali më i afërt, 321 kilometra larg. Në dimër era fryn me shpejtësi 120 km/h dhe kudo ka vetëm akull.
Por e dija që më prisnin kushte ekstreme dhe isha përgatitur. Pak kohë pas mbërritjes sime erdhën edhe netët polare, vetëm errësirë për 24 orë në ditë. Ishte një përvojë e pabesueshme dhe tani e kam të vështirë të jetoj në dritë. Për dy muaj nuk ka perëndim dhe trupi nuk e pranon që është koha për gjumë kur preket nga rrezet e diellit, kështu që është e vështirë për të fjetur”., tha ajo.