fbpx
Kuriozitete

E papritur! Propozimi për martesë shkon ters, çiklisti përplas fotografen (VIDEO)

Kur mendon për propozimin për martesë, padyshim që të kapin emocionet, dhe ajo që do më së shumti është që ai moment të jetë magjik. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur në Neë York, saktësisht mbi urën e Brooklyn-it. Chris Pain ishte ulur në gjunjë, gati për t’i kërkuar partneres së tij që të martohej me të, kur krejt papritur fotografja e cila po dokumentonte momentin u përplas nga një çiklist.

Për fat të mirë vajza nuk pësoi lëndime serioze, dhe situata kaloi me të qeshura nga të pranishmit. Të paktën në anën tjetër të çiftit ishte një fotografe, e cila e memorizoi edhe këtë incident, që nuk mund të harrohet lehtë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button