fbpx
Kuriozitete

Është një nga njerëzit më të pasur në botë, Jeff Bezos zbulon çelësin e suksesit

Shumë nga njerëzit më të suksesshëm të botës mbijetojnë pa gjumë, marrin mijëra vendime në ditë dhe nuk kanë kohë për veten e tyre. Por sipas Jeff Bezos, njeriu më i pasur në botë me një vlerë neto prej 181.4 miliardë dollarësh, çelësi i suksesit është tetë orë gjumë në natë, duke bërë tre zgjedhje kryesore në ditë dhe duke pasur të gjitha takimet e tij të rëndësishme para drekës.

Themeluesi dhe CEO i Amazon, shkruajti një ese për mënyrën se si ai merr vendime në librin e tij të ri Invent and Wander, i cili u botua javën e kaluar.

Pas 8 orëve gjumë, dita e Bezos nis me ngrënien e mëngjesit me fëmijët e tij, më pas pi kafe dhe lexon gazetën. Rreth orës 10 nis takimet dhe puna e tij mbaron në orën 5. Pas kësaj bën një listë të gjërave që kanë përparësi dhe duhet të ndiqen me urgjencë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button