Categories Kuriozitete

66 shtëpi milionerësh të braktisura në lagjen londineze të bosave

Rruga e quajtur Avenue Bishops në Hampstead, në Londrën e Veriut, është një rrugë me 66 shtëpi që mburret me disa nga pronat më të shtrenjta në Britani.

Pamjet e reja janë shfaqur nga brenda dhe kanë një vlerë prej 428 milionë $ me pallate e vila të braktisura në të ashtuquajturën zona e bilionerëve në Londër.Megjithë çmimin e tyre të madh, shumë prej këtyre shtëpive janë braktisur. Pamjet e reja të kapura nga krijuesit e dokumentarëve këtë muaj tregojnë dhomat bosh dhe me myk dhe pishinat, si dhe kopshte të braktisura të mbushura me skulptura të kushtueshme.

Në disa raste, shtëpitë janë në gjendje kaq të keqe sa tavanet e tyre janë shembur dhe disa skelete pëllumbash shtrihen nëpër qilimat e kalbur.

Shumë prej tyre u blenë për rreth 1.2 milionë $ në fund të viteve 80, por në disa prej tyre askush nuk jetoi kurrë dhe u lanë të degradojnë maksimalisht deri në kalbjen e mobileve.

Guardian zbuloi se 16 prej pronave në rrugë janë braktisur, ndërsa të tjerët përdoren për periudha të shkurtra.

U zbuluan të paktën 120 dhoma gjumi bosh në këto prona të lëna në harresë të plotë. Ende nuk dihet se përse këto rezidenca blihen me kosto kaq të lartë dhe përse ende rrinë bosh prej vitesh edhe pse pronarët e tyre ekzistojnë.

Marrë nga: mirror.co.uk-Përgatiti:

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

“Qielli do të errësohet & temperatura do të bjerë”/ Ja çfarë duhet të dini për 8 Prillin

Më 8 Prill globi do të ketë mundësinë që të përjetojë eklipsin e dytë të…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Ja disa fakte argëtuese rreth çokollatës

Ja disa prej fakteve me interesante rreth çokollatës: Origjina e çokollatës daton në qytetërimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

12 kulte të frikshme dhe famëkeqe që janë ende aktive

Mund të themi se çdo fe është një kult, por ndryshimi kryesor është se kultet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e shtunë 23 mars 2024

Dashi Jeta sentimentale e çifteve do jete shume e qete sot. Do flisni hapur me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Test optik / A mund ta dalloni gabimin në këtë foto?

Testoni aftësitë tuaja të vëzhgimit përmes kësaj përballjeje vizuale! Kjo foto na tregon një imazh…

LEXO ME SHUME