Categories Bota, Kuriozitete

FOTO/ Djali i ka vdekur prej vitesh, babai qëndron pranë varrit për të dëgjuar ndeshjet bashkë në radio

Imazhi i një babai që qëndron pranë varrit të djalit të tij është bërë virale në rrjete sociale. Nahuel Perez ndërroi jetë në moshën 19-vjeçare pas një aksidenti me makinë, ku po udhëtonte për të parë San Martín de Tucumán në ndeshjen që pati vite më parë kundër Libertad de Sunchales.

Nahuel e kishte trashëguar dashurinë për klubin Tucumán nga babai i tij, i cili ishte gjithashtu një tifoz i madh futbolli. Dhe futbolli ishte pikërisht filli që mbajti babë e bir të bashkuar përtej vdekjes, jo vetëm në mendime dhe kujtime, por edhe fizikisht.

Babai i tij shkon gjithmonë pranë varrit të tij për të dëgjuar ndeshjen e San Martin në radio. Historia e u bë e ditur ditët e fundit, kur fotoja e babait të Nahuelit u postua në Facebook pranë varrit të djalit të tij teksa dëgjonte në radio ndeshjen e San Martin me Deportivo Maipú, të fituar 2-0 nga skuadra e Tucumán.

“ Vetëm ata që harrohen vdesin ”, shkruhet në mesazhin që shoqëron foton, e cila shumë shpejt u bë virale fillimisht në Argjentinë dhe më pas në të gjithë botën. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

E pazakontë! Terrorizohen punonjësit, gruaja çon xhaxhain e vdekur në një bankë për të nënshkruar kredinë

Punonjësit e një banke në Brazil të martën u përballën me një pamje të pabesueshme kur panë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Mërkurë, 17 Prill 2024

Dashi Mos i nënvlerësoni vonesat e mundshme në vendin e punës, sidomos nëse jeni në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

VIDEO/ Familja kërkon me dron qenin në pyll, habiten kur zbulojnë se jetonte me arinjtë

Një familje që humbi qenin e saj dhe përdori një dron për ta gjetur atë,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Shtunë, 13 Prill 2024

Dashi Mundohuni që të nisni aktivitete të cilat iu lejojnë që të shpreheni lirisht dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 9 Prill 2024

Dashi Kjo është një ditë gjatë së cilës do të jeni tejet emotiv, arsye për…

LEXO ME SHUME