Categories Bota, Kuriozitete

Foto\ ‘Ishulli i Djallit’/ Gruaja e vetme që jeton në një ishull me kriminelë të dënuar

Kur Giulia Manca udhëtoi drejt Pianosas në vitin 2011, nuk e mendoi se s’do të kthehej më pas në vendlindjen e saj në Toskana. Ajo vazhdon të qëndrojë në hotel Milena edhe pas 12 vitesh, por pas kësaj fshihet një arsye interesante. Stafi i hotelit nuk përbëhet nga të punësuar të thjeshtë, por nga dhjetëra të dënuar në shërbim prove.

Manca, teksa qëndronte si mysafire në hotelin unik, u informua nga menaxheri i atëhershëm se hoteli ishte në vështirësi financiare dhe rrezikonte mbylljen. Nëse mbyllej, të dënuarit do të duhej të transferoheshin përsëri në burg. Në këtë moment, Giulia u vetëofrua të ndihmonte falas hotelin.

Tani e vetmja grua që jeton në ishullin e njohur si Alkatrazi i Detit Tirren, Manca shërben si menaxhere e hotelit dhe mbikëqyrëse e programit të rehabilitimit të ishullit të drejtuar nga Arnera, një organizatë jofitimprurëse me mision për të ndihmuar njerëzit në nevojë, ndër to edhe të burgosurit.

“Qëndrova një javë në hotel dhe nuk doja të largohesha. Projekti i rehabilitimit të të burgosurve më magjepsi për faktin se si këtyre të burgosurve iu dha një shans i dytë në jetë”, tha Manca për CNN.

Manca jeton dhe punon së bashku me një roje burgu si dhe me 10 të dënuar meshkuj, të cilët punojnë si kuzhinierë, kopshtarë, kamerierë, pastrues plazhi dhe pjatalarëse në hotel Milena, i vetmi objekt akomodimi në ishull.

Të burgosurit këtu paguhen me një rrogë mujore për punën e tyre në hotel dhe qëndrojnë në lagjet e ish-burgut të vjetër, të cilat janë ristrukturuar në studio komode, me palestër, TV dhe kuzhinë Atyre u jepen edhe celularë që të mund të mbajnë kontakte me familjet e tyre.

Vizitorët kanë filluar të lejohen vetëm së fundmi dhe ata që e vizitojnë mund të vijnë vetëm si pjesë e një turneu të organizuar me varkë që duhet të rezervohet nëpërmjet operatorëve të veçantë turistikë .

Në vetëm pak vite, Manca ishte në gjendje t’i kthente gjërat në mënyrë të konsiderueshme dhe Hotel Milena është bërë një vend i njohur për dasma dhe ditëlindje, me të ftuar, pjesërisht të joshur nga stafi jo i zakonshëm i hotelit.

Pianosa, dikur i njohur me nofkën Ishulli i Djallit, shërbeu si një ishull-burg i sigurisë së lartë nga viti 1700 deri në 1998, për të burgosur banditët dhe revolucionarët. Pasi burgu u mbyll, banorët që kishin mbetur u larguan përfundimisht nga aty, duke bërë që ishulli të mbetej i shkretë për shumë vite.

Burgjet italiane konsiderohen si ndër më çnjerëzoret dhe të mbipopulluara në Evropë, me 120 të burgosur për çdo 100 shtretër, sipas një raporti të vitit 2020 nga Këshilli i Evropës, ndërsa vetëvrasjet në burg janë rritur 300% që nga viti 1960./Javanews

'Ishulli i Djallit'/ Gruaja e vetme që jeton në një ishull me kriminelë të dënuar 'Ishulli i Djallit'/ Gruaja e vetme që jeton në një ishull me kriminelë të dënuar 'Ishulli i Djallit'/ Gruaja e vetme që jeton në një ishull me kriminelë të dënuar 'Ishulli i Djallit'/ Gruaja e vetme që jeton në një ishull me kriminelë të dënuar 'Ishulli i Djallit'/ Gruaja e vetme që jeton në një ishull me kriminelë të dënuar 'Ishulli i Djallit'/ Gruaja e vetme që jeton në një ishull me kriminelë të dënuar 'Ishulli i Djallit'/ Gruaja e vetme që jeton në një ishull me kriminelë të dënuar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

“Kur e hapëm varrin e Enver Hoxhës në prezencën e familjes së tij, në pjesën e barkut gjetëm një copë letër dhe…”/ Dëshmia se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës Në ekzaminimet mjekoligjore një…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Historia e shqiptarëve etnikë në Çamëri, vera e vitit 1944 përbëjnë apogjeun e barbarisë greke, ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare

Historia e shqiptarëve etnikë në Çamëri, është mbushur padyshim me një varg datash tragjike, të…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Shtunë, 20 Prill 2024

Dashi Mundohuni që të përfshiheni në aktivitete relaksuese, të cilat do mund t’iu lejojnë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

E pazakontë! Terrorizohen punonjësit, gruaja çon xhaxhain e vdekur në një bankë për të nënshkruar kredinë

Punonjësit e një banke në Brazil të martën u përballën me një pamje të pabesueshme kur panë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Mërkurë, 17 Prill 2024

Dashi Mos i nënvlerësoni vonesat e mundshme në vendin e punës, sidomos nëse jeni në…

LEXO ME SHUME