Po përpiqeni të lini duhanin këtë vit dhe këtë herë e keni seriozisht? Keni provuar tashmë gjithçka, nisur nga ngjitëset, vape, disa mënyra të tjera dhe asgjë s’ka funksionuar… Sipas Universitetit Johns Hopkins, ekziston një metodë tjetër e mundshme: Kërpudhat magjike.
Hulumtimet e kryera nga universiteti treguan se psilocibin, përbërësi aktiv tek to kishte një shkallë suksesi 80% në trajtimin e varësisë nga cigaret. Për ta vënë këtë në kontekst, terapitë e zëvendësimit të nikotinës, si ngjitëset apo çamçakëzët, arrijnë rreth 20%., raporton Vice.
Sigurisht, këto janë rezultatet e vetëm një studimi dhe ai studim është kryer nën mbikëqyrje të rreptë. Pra, në këtë pikë, askush nuk rekomandon mikrodozimin e kërpudhave për të kuruar varësinë tuaj ndaj cigareve. Problemi është se me kërkimet e mbytura nga ligjet e vjetruara të barnave, mund të duhet pak kohë përpara se të kemi më shumë të dhëna për këtë trajtim potencial shpëtimi.