fbpx
Kuriozitete

Foto nga spitali super luksoz ku po qëndron Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, po trajtohet në qendrën mjekësore ushtarake “ Walter Reed”, pasi rezultoi i infektuar me koronavirus, sëbashku me bashkëshorten e tij. Por, si është spitali ku po qëndron i shtuar presidenti Trump?

Trump do të jetë në duart e rreth 7 000 anëtarëve të stafit të këtij spitali, ku punojnë disa nga mjekët kryesorë të SHBA-ve. “Suita Presidenciale” është një nga gjashtë dhomat e veçanta të pacientëve të rezervuara për oficerë të rangut të lartë ushtarak dhe anëtarët e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë.

Suita është ‘e pajisur posaçërisht me pajisje mbrojtëse dhe mjete komunikimi të përdorura në mbështetje të presidentit’- shkroi Admirali Connie Mariano, i cili ka shërbyer si mjek i të dy presidentëve George H.W. Bush dhe Bill Clinton dhe ka qenë drejtor i Njësisë Mjekësore të Shtëpisë së Bardhë. Fotot janë publikuar nga “USA Today Network”.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button