Kuriozitete

Foto\ Si bëheshin pushimet e verës 30 vite përpara

30 vite më parë pushimet e verës ishin një muaj në fshat, ku do mbushje uje, do ngriheshe me natë, do merrje diell do mbidhje bizele e fasule kur ishin tharë, tek dëgjoje gjyshen që ngrihej e ndizte zjarr.

Të zgjonte kërcitja e drurit në oxhakë e petullat që piqeshin kërcë e asnjë dorë nuk i ngjante asaj. 30 vite më parë pushimet ishin te hidheshe në litar gjysmën e ditës, të djersiteshe e pluhroseshe dhe mamaja kërcënonte të të fuste në cezme e jo në vaskë.

Pushimet ishin të ndihmoje te beheshin riparime në shtëpi, të lyeje me gëlqere, të kujdeseshe për vreshtin , lulet , të mesoje të korrje e të punoje me lopatë. Ishin të shkoje në plazh me familjen , të luaje me top në plazh, të bëje gare kush notonte më thellë, e kush në ujë mbante frymë më gjatë. Ishin të lyeje pemët me gëlqere për ti mbrojtur, të mësoje si quheshin llojet e tokës dhe të dalloje ku duhet të mbillej një perime e kshu mbillej më parë.

Pushimet ishin të shkoje në lumë me shokët e të harroheshe në diell e zall derisa të errej, ishin të mësoje të zhyteshe dhe të hidheshe nga sa më lart dhe të ecje pa këpucë në gurët e lumit që digjnin si zjarr.

Ishin të bëje piknik në mal , të flije nën dritën e hënës dhe të zgjoheshe nga vesa, ishin të qëndroje zgjuar gjithë natën në ditën e yjeve që ndiznin qiellin zjarr. Ishin të këndoje në të errur e të ndizje gjithë lagjen si një festival. Ishin të orgaznizoje koncerte, shkolla , parada duke i marrë mamit fshehur ndonjë pale kepucë e ndonjë fustan.

Ishte të përshkruaje agimin e një dite, lindjen e diellit atje tej mbi mal, e kur shkonte të flinte që përgjakte qiellin e dukej sikur shtëpinë e kishte mbi Sazan.

Pushimet tona përfshinin të ndihmonim në cdo formë në shtëpi dhe herë pas here prej aty lindte cdo argëtim , përfshinin netët pranë një zjarri të ndezur me gjithë lagjen rrotull të cilit tregonim histori, përfshinin caj mali për mëngjes dhe jo pak herë ishim pjesë e specidionit nëpër male që mblidhte cdo lloje bime për përdorim në shtëpi.

Përfshinin leximin e më shumë se një libri për të cilin pastaj flisnim papushim, përfshinin rregullimin e pantallonave dhe nervat e mamit kur shihte që ishim zgjatur po edhe këmba rritej e përfshinte një tjetër shpenzim. Përfshinin të nxiheshim po jo shumë se pastaj prindërit kuptonin që shkonim në lumë fshehur , apo që shkonim në det pa dhënë lajmërim.

Përfshinin gjithë ditën përjashta e askush nuk vinte alarmin e as nuk bënte tracking të asnjë lloj aparati se skishte dhe në fund ishin të sigurtë që ne e gjenim shtëpinë. Pushimet tona ishin të laheshim në ujë të ftohtë akull në vozat gjigande ku babi bënte verë apo raki , ndonjë edhe thyhej e pastaj ne rrinim për ca orë në qetësi.

Përfshinin të njomeshim drejpërdrejtë nga Zorra e ujitjes pa llagaritur të bërtiturat pasi bënim ujë gjithë shtëpinë. Përfshinin të luajturit kukafshehti me babin cdo darkë e fshiheshim në dollapë, bufe, e kudo ku mund të arrinte të fshihej një fëmijë. pushimet tona përfshinin gëzimin e nënës do ti merrnim fshehur llokume e bajame e prapë ajo ishte pakushte dashuri.

Përfshinin të ndërtonim karroca me guzhinieta dhe ti bënim copa gjunjët kur binim prej aty, përfshinin të rënit nga pemët e të thënit jo nuk kam asgjë jam shume mirë. Ishin ndërtimi i kasolleve me drutë e gjetura andej këtej e pastaj duhet ti cmontonim se drutë digjeshin në vater e bashkë me to trishtimi ynë që na linte pa “shtëpi”.

Përfshinin të dëgjonim histori lufte e ngjarje të së shkuarës me imazhet e imagjunuara në sy….. pushimet tona ishin të gjalla , e sot janë bota ku ne pushojmë cdo herë qe kemi nostalgji , cdo herë qe kemi një dite jo të mirë , cdo ditë qe nuk dua të bëjmë të rriturin , ai vendi i bukur i papekur, bota jonë magjike e fëmijërisë është aty ku e kemi jetuar dhe na sheh me të njëjtën sy plot ëmbëlsi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: