Kuriozitete

Fotografia iraniane vlerësohet në Creative Photo Awards

Fotografia e titulluar “Liqeni” dhe me firmën e fotografit iranian Masoud Mirzaei, është fituesja absolute e edicionit 2021 të “Creative Photo Awards”, një konkurs ndërkombëtar që i kushtohet fotografisë artistike dhe krijuese në Çmimet Siena, festival ndërkombëtar i Artit Pamor.

Fotoja është realizuar në liqenin Urmia i ndodhur midis provincave të Azerbajxhanit Lindor dhe Perëndimor, më i madhi në Lindjen e Mesme dhe liqeni i gjashtë me ujë të kripur në botë.

Ajo u përzgjodh midis dhjetëramijëra imazheve të paraqitura nga 137 fotografë nga e gjithë bota.

Konkursi “Creative Photo Awards” përfshin 19 kategori të hapura për fotografët bashkëkohorë, të cilët, me një qasje inovative të krahasuar me fotografinë tradicionale, përmbysin pritshmëritë e shikuesit.

Fotografitë e klasifikuara të parat për secilën kategori do të ekspozohen në ekspozitën “I wonder if you can” (Pyes veten nëse ti mundesh), gjatë festivalit “Siena Awards”, i planifikuar në Sienë nga 23 tetori deri më 5 dhjetor 2021

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: