Kuriozitete

Fotot virale, qeni dhe pronari kalojnë ditën e fundit bashkë

Të gjithë të apasionuarit pas kafshëve do e kuptojnë mjaft mirë dëshirën e fundit të një 69-vjeçari. John Vincent, një ushtar i Forcave Detare që ka luftuar në Vietnam donte ti thoshte “lamtumirë” qenit të dashur para se të shkonte në spital. Për të bënin kujdes shtëpiak, por javën e kaluar u transferua për në New Mexico ku do të marrë shërbim mjekësor.

Vincent nuk kishte asnjë familjar dhe të gjithë ditën e kalonte me qenin Terrier. Kështu që gjithë të premten e kaluan bashkë për herë të fundit dhe fotografitë e tyre janë bërë virale. Pas kësaj, qenin e dërguan në qendrën e kujdesit ndaj kafshëve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close