Kuriozitete

Gafa e gazetares në trasmetim live: Vdes shkrimtari i letërsisë angleze William Shakespeare

Një gazetare ne Argjentinë në trasmetim live ka bërë një gafë që tashmë është virale kudo nëpër botë. Gazetarja dha lajmin për vdekjen e personit që mori vaksinën i pari në Britaninë e Madhe, por përshkrimi i saj dhe emri që raportoi, ishte për shkrimtarin William Shakespeare. Ky lapsus i gazetares nuk ka shpëtuar pa u bërë virale.

“Lajmi na shokoi të gjithëve, për mua ishte një mjeshtër i madh. Po flasim për William Shakespeare, shkrimtari i letërsisë angleze”, tha gazetarja.

Ndërkohë 81-vjeçari Ëilliam Shakespeare mori dozën e tij të parë Pfizer në dhjetor, por vdiq nga një sëmundje që nuk ka lidhje me Covid-19 më 25 maj.

Ndërkohë që Shakespear konsiderohet si shkrimtari më i shkëlqyer i gjuhës angleze, në mënyrë absolute, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai ndërroi jetë në vitin 1616.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: