fbpx
Kuriozitete

Gjarpri 3 metra i bën kapjen, por ja si kaprolli i vogël shpëton mrekullisht (Foto)

Një këlysh kaprolli ka arritur të shpëtojë nga shtrëngimi i vd ekjes së një pitoni gjigand pasi një shofer që po kalonte në rrugë ndërhyri duke e përzënë zvarranikun me një degë peme. Pamjet e regjistruara nga kamera e makinës së shoferit në fjalë tregonin këlyshin që po mb ytej nga një piton rrotull trupit e qafës së tij, në anë të rrugës së makinës. Skena ndodhi në rezervatin e hapur të Khao Kheow në lindje të provincës tailandeze Chonburi. Shoferi shihet që del menjëherë nga makina për të marrë një degë peme me të cilën go det pitonin derisa ai e lëshon prenë e tij.

Kur shoferi nisi të go dasë pitonin, gjarpri nisi të mbrohej ndaj burrit duke tentuar ta kafshojë. Më pas ai lëshon prenë dhe rrëshket për t’u fshehur drejt bimësisë. Këlyshi i kaprollit ngrihet shpejt në këmbë dhe vrapon në anën tjetër të rrugës . Shikuesit në rrjetet sociale ishin të ndarë sa i përket ndërhyrjes të shoferit. Disa shpreheshin se ai kishte vepruar drejt, ndërsa të tjerë thonin se kishte ndërhyrë në kursin e natyrës duke i hequr gjarprit një vakt të rrallë ushqimi.

Rezervati Khao Kheow mbulon një hapësirë prej 2,000 hektarë dhe ka rreth 8,000 kafshë nga 300 specie të ndryshme.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button