Kuriozitete

Gjetën një piton 1.5 metra të gjatë në dhomë, çifti anglez u “shpëtua” nga policia

Njihuni me ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur çiftit anglez. BBC shkruan se të dy ata gjetën në dhomën e gjumit një piton 1.5 metra të gjatë, duke u tmerruar. Të frikësuar, ata lajmëruan policinë, të cilët bënë të mundur kapjen e pitonit dhe dërgimin e saj në një veteriner.

Çifti ka treguar se nuk ia ka idenë si pitoni është futur në dhomë, ndërsa pretendojnë se mos ka mbërritur përmes një dërgese, ose është futur nëpër tuba, para se të vërehej. Policia e West Midland tha se zbulimet e tilla zakonisht i lihen shoqatës Shoqëria Mbretërore për Parandalimin e Mizorisë ndaj Kafshëve (RSPCA), por dërgoi tre oficerë studentë me këtë rast, pasi askush nga kjo shoqatë nuk ishte në dispozicion.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: