Categories Kuriozitete

Google do të kufizojë reklamat politike

Gjiganti Google nuk do të lejojë që fushatat politike të shënjestrojnë njerëz bazuar në qëndrimet e tyre të supozuara politike.Kjo politikë do të nisë së zbatuari në Mbretërinë e Bashkuar “brenda një jave” duke vazhduar më pas me rajone tjera.Megjithatë, fushatat për reklamim do të mund të shënjestrojnë persona bazuar në moshë, gjini dhe lokacion.

Kjo kompani ka thënë se do të marrë masa edhe për qëndrimet mashtruese në reklama, gjë të cilën nuk e ka bërë rrjeti social, Facebook.

Mark Zuckerberg ka thënë se nuk do të analizojë vërtetësinë e fushatave të kandidatëve politikë që bëhen në Facebook.

Rrjeti tjetër social, Twitter ka thënë se nuk do të lejojë fare fushata të reklamimit.

Politika e re e Google e vendos këtë kompani në situatë për të vepruar vetëm kur mashtrimet janë të shkallës së lartë.

“Ne e pranojmë se dialogu politik është pjesë e rëndësishme e demokracisë dhe se askush nuk mund të gjykojë secilin pretendim politik apo kundërpadi”, ka thënë udhëheqësi i Departamentit për Reklama në Google, Scott Spencer.

“Prandaj ne presim që numri i reklamave politike të cilat do t’i rishikojmë do të jetë shumë i kufizuar, mirëpo ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë për të shmangur shkeljet”, ka thënë ndër të tjera ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

E pazakontë! Terrorizohen punonjësit, gruaja çon xhaxhain e vdekur në një bankë për të nënshkruar kredinë

Punonjësit e një banke në Brazil të martën u përballën me një pamje të pabesueshme kur panë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Mërkurë, 17 Prill 2024

Dashi Mos i nënvlerësoni vonesat e mundshme në vendin e punës, sidomos nëse jeni në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

VIDEO/ Familja kërkon me dron qenin në pyll, habiten kur zbulojnë se jetonte me arinjtë

Një familje që humbi qenin e saj dhe përdori një dron për ta gjetur atë,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Shtunë, 13 Prill 2024

Dashi Mundohuni që të nisni aktivitete të cilat iu lejojnë që të shpreheni lirisht dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 9 Prill 2024

Dashi Kjo është një ditë gjatë së cilës do të jeni tejet emotiv, arsye për…

LEXO ME SHUME