Kuriozitete

Gruaja bëri punët e shtëpisë për 5 vite, Gjykata urdhëron burrin ta paguajë 7000$

Një gjykatë divorci në Pekin ka urdhëruar një burrë që të kompensojë gruan e tij për punët e shtëpisë që ajo bëri gjatë martesës së tyre, raporton BBC.

Verdikti ka ndezur një debat të gjerë në Kinë, pasi burri u urdhërua t’i paguajë ish-bashkëshortes 50,000 yuan (7 mije dollare) për pesë vitet e punës shtëpiake të papaguar. Zhvillimi vjen pas miratimit të një kodi të ri civil kohët e fundit, i cili ka si qëllim mbrojtjen më të mirë të të drejtave të individëve.

Legjislacioni u lejon njerëzve të padisin për kompensim partnerët e tyre gjatë divorcit, nëse kanë mbajtur më shumë përgjegjësi gjatë lidhjes së tyre, si për shembull me punët e shtëpisë. Në rastin në fjalë burri i njohur si zoti Chen, kërkoi divorcin vitin e shkuar nga gruaja e tij zonja Wang, pasi ishin martuar në 2015.

Duke vendosur në favor të gruas, gjykata zonale e Fangshan urdhëroi Chen të paguajë ish-gruan e tij 2,000 yuan çdo muaj si dhe një pagesë prej 50,000 yuan për punën e saj shtëpiake të mëparshme. Gjykatësi tha se ndarja e pasurisë bëhet me anë të ndarjes së aseteve ndërsa kishte shtuar më pas: “Puna shtëpiake përbën një vlerë të pandryshueshme”.

Rasti ka nisur një debat të gjerë në mediat sociale mbi vlerën e llogaritur të punëve shtëpiake, teksa shumë thoshin se ishte nënvlerësuar, ndërsa të tjerë duartrokisnin vendimin. “Një dado e ka rrogën disa mijëra yuan në vit, prandaj kjo pagesë është shumë pak,” shkruante një prej tyre. Ndërsa një tjetër tha: “Gratë duhet të kenë pavarësinë e tyre. Mos e lini punën pasi të martoheni.”

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: