Kuriozitete

Gruaja me tatuazh me fytyrën e Hitlerit tmerron pushuesit në plazh

Një grua me tatuazh simbolin e svastikës (nazizmit) dhe fytyrën e Hitlerit ka tmerruar pushuesit në një plazh në Ukrainë. Të gjithë mbetën të shokuar kur gruaja u zhvesh dhe zbuloi tatuazhin e nazizmit në një plazh të Detit të Zi, para dy ditësh.

Fotot gruas së re, ende e paidentifikuar, janë shpërndarë në mënyrë anonime online dhe kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale në mbarë botën.

Portreti Adolf Hitlerit është parë në dorën e djathtë, ndërsa svastika në anën e majtë të vitheve të saj. Propaganda pro nazizmit dhe simboleve naziste është e ndaluar dhe konsiderohet si një vepër penale që mbart një dënim maksimal prej 5 vitesh burg në Ukrainë.

Ndërkohë e gjithë bota e ka shpallur si një simbol të ndaluar për shkak të historisë së tij që të gjithë e dinë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: