Categories Kuriozitete

Horoskopi 1 Mars 2021, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindurit e kësaj shenje rekomandohet ta kalojnë ditën në relaks. Ecni përpara dhe mos i lejoni problemet e pazgjidhura t’ju prishin ditën. Ka gjasa që pasdite, jeta juaj të marrë një kthesë të papritur, e cila do t’i hapë rrugën rritjes suaj në karrierë.

Demi Disa Demë do të duhet të përzgjedhin mes shumë informacioneve. Në pjesën më të madhe të rasteve, ky informacion do të ketë lidhje me profesionin tuaj. E hëna premton të kalojë lehtë në përgjithësi. Mos këmbëngulni tek dëshirat tuaja, duke shpërfillur kështu nevojat e personave rreth jush.

Binjakët Lidhja juaj romantike do të pësojë disa ndryshime. Do të refuzoni të komunikoni me disa miq fals. Sa i përket anës suaj financiare, biznesit dhe karrierës, nuk priten zhvillime të rëndësishme.

Gaforrja Do të kaloni një të hënë mjaft të ngarkuar. Përveçse do të keni një agjendë të ngarkuar në punë, do t’ju duhet edhe të vizitoni një mikun tuaj, që po lufton me një sëmundje. Jeta juaj personale do të jetë e qëndrueshme.

Luani Disa Luanë do të dëshirojnë të jenë të izoluar nga bota e jashtme. Ndoshta do të ndiheni konfuz, për shkak të mendimeve të ndryshme. Sa i përket anës financiare, do të jetë dita juaj me fat. Ka shanse të fitoni një lotari të vogël.

Virgjëresha Të lindurit e kësaj shenje duhet t’i kushtojnë vëmendje mirëqenies së tyre. Nëse kuptoni se gjërat nuk po ju ecin ashtu siç dëshironi, hiqni dorë nga një biznes që kërkon shumë kohë. Do të ishte e udhës të kalonit më shumë kohë me familjen tuaj.

Peshorja 1 Marsin do ta kaloni të rrethuar nga dashuria dhe përkujdesja. Ka gjasa të bëni një blerje të rëndësishme, të cilën kishit kohë që e prisnit. Një prej miqve tuaj do të tregohet shumë premtues. Merrini për bazë këshillat e familjarëve tuaj.

Akrepi Akrepët rekomandohen të shmangin konfliktet, pasi mund të ndikojnë në ditën tuaj. Do të ishte mirë të bëni gjëra nga të cilat varët suksesi juaj financiar dhe profesional. Gjatë kësaj ditë, do të ishte mirë të përdorni kreativitetin dhe të shihni se në çfarë drejtimi do t’ju çojë.

Shigjetari Jo çdo ëndërr që ju dëshironi mund të përkthehet në realitet. Disa rrethana mund të ndikojnë në planet tuaja. Rekomandohet që mos t’i ndani planet me të tjerët apo të jepni detaje nga jeta juaj personale.

Bricjapi Gjendja juaj emocionale do të jetë e paqëndrueshme. Rrezikoni që kjo të ndikojë në suksesin tuaj profesional. Rekomandohet të përfshiheni në punët e shtëpisë, të ndryshoni arredimin. Bëni mirë të përqendroheni tek gjërat e bukura.

Ujori Do të kaloni një ditë të rehatshme dhe produktive. Ka gjasa të merrni mbështetjen e miqve të ngushtë për një çështje lidhur me profesionin tuaj. Në mbrëmje mund të zhvilloni një bisedë të rëndësishme me një person që i besoni plotësisht.

Peshqit Mos u mbështetni tek të tjerët dhe bëhuni më të pavarur. Kjo këshillë vlen si për anën personale ashtu edhe profesionale. Pasdite një prej miqve tuaj mund t’ju kërkojë ndihmë, por mund t’ju ftojë edhe dikush në një festë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 23 Prill 2024

Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Sot Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën, pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi qytetar

Sot është Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën për…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

“Kur e hapëm varrin e Enver Hoxhës në prezencën e familjes së tij, në pjesën e barkut gjetëm një copë letër dhe…”/ Dëshmia se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës Në ekzaminimet mjekoligjore një…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Historia e shqiptarëve etnikë në Çamëri, vera e vitit 1944 përbëjnë apogjeun e barbarisë greke, ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare

Historia e shqiptarëve etnikë në Çamëri, është mbushur padyshim me një varg datash tragjike, të…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Shtunë, 20 Prill 2024

Dashi Mundohuni që të përfshiheni në aktivitete relaksuese, të cilat do mund t’iu lejojnë që…

LEXO ME SHUME