Categories Kuriozitete

Horoskopi 12 Qershor 2021

Dashi

Përpiquni të kontrolloni çdo fjalë këtë të dielë, pasi një fjalë e gabuar mund të çojë drejt një konflikti, i cili mund të ndikojë në të ardhmen tuaj. Nesër do të relaksoheni vetëm kur të jeni nën praninë e të afërmve. Shmangni bisedat delikate apo pyetjet provokuese.

Demi

Disa Akrepë do të shqetësohen lehtë nesër. Kjo mund të vijë për shkak të gjendjes emocionale dhe konfuzionit me mendimet tuaja. Mund ta largoni këtë gjendje duke dalë në natyrë, duke kaluar kohën me fëmijët ose duke menduar pozitivisht.

Binjakët

Gjatë kësaj dite bëni mirë të rrini të qetë, sidomos nëse dikush po mundohet që t’iu vendosë shkopinj nën rrota. Në fund do të rezultoni fitues edhe pse keni ende disa probleme për të rikuperuar.

Gaforrja

Mbani mbi supe disa brenga të së kaluarës. Në nivelin emocional dhe sentimental jeni përballur me disa ndryshime, ndoshta edhe konflikte. Ndonëse jeni një person që kërkoni kohë për të rikuperuar, ka ardhur momenti që të shihni përpara.

Luani

Falë miqëve të mirë që keni, dashuria nuk mungon në asnjë moment. Prej tyre ju merrni një mbështetje shumë të madhe. Do të keni mundësinë të rindërtoni dashurinë dhe të merrni atë që nuk keni pasur në të kaluarën. Në mbrëmje, organizoni diçka ‘ të jashtëzakonshme’, lini mendimin e punës prapa dhe pushoni në shoqëri. Trajtoni paratë me kujdes.

Virgjeresha

Sot do përballeni me shumë dashuri në jetën tuaj. Do jeni sociale dhe rreth vetes do kesh plot miq. Kaloi në mënyrën më të mirë këtë të martë, duke arritur të realizoni një ëndërr, duke u argëtuar shumë me partnerin tuaj dhe miqtë më të ngushtë. A je ne çift? Kuptimi do të nxitet nga një dialog paqësor. Jeni beqare? Lëreni veten të tundoheni dhe kënaquni me një çmenduri të vogël.

Peshorja

Sot do zhgënjeheni nga një mik dhe do ndiheni të lënduar. Por kjo nuk do ndikojë në relaksimin tuaj. Flini sa më shumë gjumë, jini të vëmendshëm dhe të suksesshëm në atë që bëni, do ju nevojitet.

Akrepi

Nëse lejoni që e kaluara të ndotë të tashmen mund të humbni shumë gjëra; ata që ju duan mund të ndjehen të zhvlerësuar dhe demotivuar. Duket një mision i pamundur për të gjetur një qetësi të vogël në marrëdhënie si një çift historik! Pasdite dhe mbrëmje shumë e këndshme në shoqërinë e miqve të përhershëm. Pushoni dhe kultivoni hobi tuaj të preferuar.

Shigjetari

A është miqësia gjithmonë një vlerë me shumë rëndësi për ju dhe a do të jetë edhe më shumë këto ditë? Sidoqoftë mos harroni se është thelbësore të silleni gjithmonë me besnikëri me miqtë tuaj, nëse doni që ata të qëndrojnë të tillë. Nëse kohët e fundit keni filluar një histori sentimentale, por synoni ta bëni atë zyrtare, është mundësia e duhur për ta prezantuar partnerin tuaj me miqtë dhe të afërmit. Lajme të rëndësishme në horizont.

Bricjapi

Nuk duhet të tregoheni aspak dembelë, pasi kjo ditë premton të sjellë shpërblime. Nxirrni nga sirtari projekte ose strategji të vjetra, të cilat presin të ecin përpara. Intuita e mirë, do ju nxjerrë në dritë.

Ujori

Të lindurit e kësaj shenje do të ndjejë nevojën për t’u rikthyer në lojë në një sërë sektorësh, sidomos në sferën profesionale. Ka disa çështje familjare, të cilat kërkojnë zgjidhje dhe ju dueht të merrni një drejtim sa më shpejt.

Peshqit

Ditëve të fundit keni abuzuar shumë me trupin tuaj. Tashmë duhet të mundoheni që të përqendroheni më shumë në rimarrjen e vetes. Megjithatë duhet të mundoheni që të zgjidhni problemet që keni ende në fushën profesionale dhe sentimentale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 23 Prill 2024

Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Sot Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën, pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi qytetar

Sot është Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën për…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

“Kur e hapëm varrin e Enver Hoxhës në prezencën e familjes së tij, në pjesën e barkut gjetëm një copë letër dhe…”/ Dëshmia se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës Në ekzaminimet mjekoligjore një…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Historia e shqiptarëve etnikë në Çamëri, vera e vitit 1944 përbëjnë apogjeun e barbarisë greke, ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare

Historia e shqiptarëve etnikë në Çamëri, është mbushur padyshim me një varg datash tragjike, të…

LEXO ME SHUME