Categories Kuriozitete

Horoskopi 13 shtator 2019

Dashi

Pavarësisht energjive të Hënës së Plotë sot, e cila do të ndikojë në shfaqjen e emocioneve në punë apo në marrëdhënien tuaj me kolegët, ju do të jeni mahnitës, diplomatik dhe ndjekës të synimeve tuaja. Kjo sepse Mërkuri ndodhet në një linjë me Venusin, çka do të thotë lajme të mira për ju.

Demi

Sot, aftësitë tuaja kreative do të jenë mahnitëse, pavarësisht faktit se Hëna e Plotë mund të krijojë energji shtesë që ju nuk i prisni, veçanërisht nëse keni të bëni me fëmijë ose partnerin/en tuaj. Sidoqoftë, ju do të mbizotëroni. Kjo është një ditë produktive për punë, për ata që shkruajnë, mësojnë apo aktrojnë.

Binjakët

Edhe pse sot është Hëna e Plotë, duke bërë që ju të jeni të dyzuar mes detyrave në shtëpi dhe karrierës suaj, si edhe botës së jashtme, ju do të jeni në qendër të vëmendjes. Po! Madje, familja do ju dëgjojë më vëmendje.

Gaforrja

Ju duhet të tregoni kujdes gjatë ditës së sotme, sidoqoftë se çfarë thoni dhe çfarë bëni. Ju mund të bëni para me fjalët tuaja sot, çka është një lajm i mirë për ata prej jush që merren me shitjet, marketing, mësimin, aktrimin dhe shkrimin.

Luani

Idetë tuaja që ju sjellin para do të jenë në kokën tuaj sot, kjo është arsyeja pse duhet t’i kushtoni rëndësi dhe kohë ideve rreth të ardhurave apo një pune më të mirëpaguar. Por, kjo s’do të thotë që nuk do i hidhni një sy dyqaneve për të blerë diçka të bukur për ju apo për dikë tjetër.

Virgjëresha

Sot, ana e kundërt e Hënës së Plotë me shenjën tuaj do të shfaqet duke kërkuar që ju të jeni tolerant dhe mirëkuptues kur keni të bëni me të tjerët. Mos u shqetësoni pasi nuk do të ketë të papritura, falë vendosjes së Mërkurit në një linjë me Venusin, që ju bën më tërheqës dhe diplomatik.

Peshorja

Kërkimi do të vazhdojë shumë mirë gjatë ditës së sotme në çdo punë tuaj, vetëm apo pas skenave. Në fakt ju mund të zbuloni diçka prej së cilës mund të përfitoni apo do të dëgjoni lajme të mira për ju. Bëhuni gati që të ndani çfarë keni mësuar me dikë në punë, nëse kjo është një ide e mirë.

Akrepi 

Nëse sot e gjeni veten në lagje me një shok ose anëtar të një grupi, mos kini frikë të shprehni se çfarë mendoni. Në tërësi, ju do të shijoni bisedën me më të rinjtë, artistë apo karaktere kreative. Ju mund të mësoni prej tyre.

Shigjetari

Hëna e Plotë sot mund t’ju vendosë përballë figurave autoritare si: pronarët, prindërit, mësuesit apo policia. Fatmirësisht njerëzit sot do të jenë të arsyeshëm dhe të drejtës, çka është pozitive edhe për ju. Ju do të jeni në vendin e duhur, duke bërë gjërat e duhura, me personat e duhur dhe në vendin e duhur.

Bricjapi

Falë Hënës së Plotë ju sot do të jeni plot ide. Pavarësisht se çfarë ndodh, ju do të dëshironi të udhëtoni apo të rrëmbeni çdo mundësi. Në fakt, prioriteti juaj është të udhëtoni për kënaqësi. Pikërisht, sot është një ditë e mirë për të eksploruar mundësi dhe vende të reja.

Ujori

Diskutime të rëndësishme rreth pronave të përbashkëta apo çështjeve të sigurimeve mund të përfundojnë sot. Fatmirësisht, gjërat po shkojnë në vendin e duhur. Por, kjo s’do të thotë që çështje të tjera të jenë ende të papërfunduara.

Peshqit

Sot, Hëna e vetme e Plotë në shenjën tuaj do të ndikojë në marrëdhënien tuaj me miqtë, familjen ose partnerët. Fatmirësisht, Hëna e Plotë nuk ka pasoja negative, çka do të thotë se njerëzit do të jenë miqësorë me ju.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

“Qielli do të errësohet & temperatura do të bjerë”/ Ja çfarë duhet të dini për 8 Prillin

Më 8 Prill globi do të ketë mundësinë që të përjetojë eklipsin e dytë të…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Ja disa fakte argëtuese rreth çokollatës

Ja disa prej fakteve me interesante rreth çokollatës: Origjina e çokollatës daton në qytetërimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

12 kulte të frikshme dhe famëkeqe që janë ende aktive

Mund të themi se çdo fe është një kult, por ndryshimi kryesor është se kultet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e shtunë 23 mars 2024

Dashi Jeta sentimentale e çifteve do jete shume e qete sot. Do flisni hapur me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Test optik / A mund ta dalloni gabimin në këtë foto?

Testoni aftësitë tuaja të vëzhgimit përmes kësaj përballjeje vizuale! Kjo foto na tregon një imazh…

LEXO ME SHUME