Categories Kuriozitete

Horoskopi 13 tetor 2020, ja parashikimi i yjeve për ju

Dashi

Hëna në Virgjëreshë ju këshillon të ushqeheni shëndetshëm dhe të kujdeseni për veten tuaj. Disa situata tepër stresuese në punë kanë filluar t’ju alarmojnë. Fronti financiar nuk është i keq, ndoshta efekti i kursimeve ose një goditje e vogël fati më parë ka bërë që xhepi juaj mos jetë në krizë. Një ngjirje e zërit do ju ndodhë për shkak të uljes së temperaturave të muajit tetor.

Demi

Kjo javë do te jetë një javë e mbushur me plot situata të vjetra dhe të reja. Gjithashtu priten shumë goditje dhe probleme, suksese në dashuri dhe përfitime të papritura. Dita e sotme do të jetë mjaft e çmendur krah miqve tuaj.  Shënimi pozitiv vjen nga Hëna në Virgjëreshë e cila rrit vëllimin e humorit, si dhe ju lejon të riktheni disa situata në ekuilibër. Dashuria ju ofron mundësi të bukura për të qenë të lumtur.

Binjakët

Përfitoni nga hëna për të përmirësuar një projekt dhe do të ishte mirë nëse do të ndryshonit disa nga sjelljet tuaja. Sqaroni një keqkuptim me një nga anëtarët e familjes tuaj. Pavarësisht gjithçkaje puna do ju shkojë mirë, veçanërisht nëse jeni i punësuar nga të tjerët. Nuk mungojnë grindjet në çifte, por tërheqja për partnerin bën mrekulli.

Gaforrja

Me siguri nuk do të ju mungojë optimizmi në këtë ditë, do të keni besimin më të madh në të ardhmen dhe në projektet tuaja! Ju mund të mbështeteni tek Hëna, Merkuri dhe Venusi, të cilët do të jenë tepër bujar me ju.  Dashuria do t’ju kthehet në mënyrën që ju dëshironi, madje mund të bëni realitet një ëndërr të cilën keni kohë që e mbani fshehur në zemrën tuaj.

Luani

Kjo e martë ju detyron të lëshoni aftësitë tuaja në zgjidhjen e pengesave dhe mosmarrëveshjeve. Do të jetë një ditë tepër e zënë në punë e cila do të jetë e ngarkuar me shumë projekte dhe çështje që presin zgjidhje.  Ka tërheqje fizike si çift, por nuk do të jetë e mjaftueshme për t’ju ndihmuar të kapërceni dashurinë që ndjeni për një person në të kaluarën tuaj.

Virgjëresha

Nëse është fjala për punën ju ditën e sotme do të jeni të zellshëm, entuziast dhe të gatshëm të angazhoheni deri në frymën e fundit për rezultate të cilat nuk do të dështojnë. Dashuria shkëlqen si një yll dhe për ata që duan të zgjerojnë familjen nuk do të ketë mungesë të lajmeve. Beqarët do të vazhdojnë të studiojnë territorin e tyre dhe pastaj të hidhen në sulm.

Peshorja

Ftohjet e para të sezonit do t’ju shkaktojnë problemet e para me stomakun. Tregoni kujdes nga shpërqëndrimet dhe pasaktësitë në punë . Negociatat në biznes nuk do të shkojnë dhe aq mirë. Pavarësisht nga një pamje yjore e paqëndrueshme, dashuria në çift do të shkojë mirë.

Akrepi

Dinakëria, përqendrimi, shpejtësia e të mësuarit do të jenë aftësitë që do të ndihmojnë në karrierën tuaj. Mos shtyni ndonjë sqarim dhe shikoni përreth nëse doni të ndryshoni aktivitete! Në frontin e dashurisë do të zbutni çdo shqetësim thjesht me një buzëqeshje.  Mos u shqetësoni pasi do të gjeni të gjitha zgjidhjet për çdo problem.

Shigjetari

Qiell do të jetë i ndërlikuar dhe do t’ju bëjë dhe juve të jeni të paqëndrueshëm në idetë dhe vendimet që doni të merrni. Nëse jeni i vetëpunësuar, kontrolloni, verifikoni, rilexoni, mendoni para se të përgjigjeni dhe nuk do të pendoheni për ndonjë gabim. Kjo ditë do të jetë e qetë për marrëdhëniet familjare dhe jetën martesore që ende kërkojnë maturi dhe optimizëm më të madh. Sektori profesional nuk është i keq.

Bricjapi

Gjithçka është në rregull, në të gjitha frontet! Ju mund të zhvilloni projekte të rëndësishme dhe të jetoni marrëdhënie të pasionuara, por do të duhet të përqendroheni dhe ta mbani gjuhën të kontrolluar, pra mos flisni vend e pa vend. Aktiviteti profesional po shkon mirë dhe biznesi juasj sa vjen dhe është më në rritje. Do të jeni të lumtur dhe të gatshëm për t’u bashkuar me ish partnerin tuaj.

Ujori

Ju keni atë vendosmëri që të gjithë duan ta kenë. Është momenti i duhur për të marrë përsipër përgjegjësitë tuaja dhe nuk duhet të keni frikë nga dëshirat tuaja. Sa i ëprket fushës financiare disa lëkundje të vogla do ju bëjnë dhe juve të ndjeni atmosferën negative rreth e rrotull. Një darkë romantike me bashkëshortin tuaj do të jetë zgjidhja e një problemi i cili ka muaj që ka filluar.

Peshqit

Ka ca trazira në qiellin tënd. Ju do të duhet të menaxhoni marrëdhëniet shoqërore dhe profesionale me shumë diplomaci në mënyrë që të mos krijoni pakënaqësi me kolegët tuaj. Edhe momentet e lodhjes nuk përjashtohen, aq më pak keqkuptimet me të dashurin. Mërkuri i favorshëm do t’ju ndihmojë të krijoni kontakte të vlefshme për biznesin tuaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

“Qielli do të errësohet & temperatura do të bjerë”/ Ja çfarë duhet të dini për 8 Prillin

Më 8 Prill globi do të ketë mundësinë që të përjetojë eklipsin e dytë të…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Ja disa fakte argëtuese rreth çokollatës

Ja disa prej fakteve me interesante rreth çokollatës: Origjina e çokollatës daton në qytetërimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

12 kulte të frikshme dhe famëkeqe që janë ende aktive

Mund të themi se çdo fe është një kult, por ndryshimi kryesor është se kultet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e shtunë 23 mars 2024

Dashi Jeta sentimentale e çifteve do jete shume e qete sot. Do flisni hapur me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Test optik / A mund ta dalloni gabimin në këtë foto?

Testoni aftësitë tuaja të vëzhgimit përmes kësaj përballjeje vizuale! Kjo foto na tregon një imazh…

LEXO ME SHUME