fbpx
Kuriozitete

Horoskopi 17 shkurt, ja parashikimi i yjeve për ju në punë dhe dashuri

Dashi

Qielli është në dispozicionin tuaj të plotë, ju ndihmon të jeni të ndritshëm dhe të ngjallni simpati tek të tjerët. Në punë do të kini kushtet më të favorshme për një përmirësim, edhe nëse rritja e fitimeve mund të mos jetë e bujshme. Jeta juaj si çift do gëzojë një moment rigjallërimi: ju jeni një vullkan idesh dhe ata që doni nuk do të mërziten.

Demi

Do keni momente reflektimi të thella për veten tuaj, mbi objektivat që duhet të arrihen, për disa shpenzime të planifikuara për shtëpinë tuaj, për kohën dhe mënyrat e nevojshme për të arritur në rezultate konkrete. Në jetën private do të jeni më pasionantë dhe iniciativë se zakonisht: mund të jetoni momente të zjarrta dhe emocionuese me partnerin tuaj ose ta gjeni veten të përfshirë në aventura dërrmuese.

Binjakët

Mos u përfshini në situata që nuk ia keni idenë. Disa njerëz mund të jenë krejt ndryshe nga ju dhe nuk janë në gjatësinë valës tuaj, qëndrojini larg. Një flirt i rastit mund t’ju hapë disa probleme. Shmangni ushqimet e pashëndetshme, kushtojini rëndësi dietës tuaj dhe përpiquni të hani sa më shëndetshëm.

Gaforrja

Do jetë një ditë mjaft e bukur kjo e hënë. Merrni ide, bëni kontakte të shkëlqyera, gjeni zgjidhje të mira, organizoni punën tuaj me aftësi të mëdha! Keni nevojë për lëvizje fizike jo të rastit dhe ndoshta të programuar: palestra do të ishte ideale për ju.

Luani

Hëna ju siguron atë qetësi që dukej e humbur për ju; tërhiquni nga situatuata dhe mbi të gjitha përpiquni të kuptoni cilat janë qëllimet tuaja të vërteta. Nëse jeni çift, historia juaj do të vazhdojë me situata të pëkëndshme. Për beqarët, koha e pritjes tani ka mbaruar!

Virgjëresha

Efekti i Hënës në Shigjetar që ju bën pak nervoz. Ju punoni shumë për të kryer punë të mira, por a po bëhen përpjekjet e mjaftueshme? Nesër do të jetë më mirë! Keqkuptimet në familje duhet të zgjidhen ballë për ballë; qëndroni larg nga të gjithë ata që bëjnë sikur dinë gjithçka dhe përpiqen t’ju japin këshilla.

Peshorja

Falë Hënës së favorshme, mundësitë profesionale do të shumëfishohen dukshëm me rezultate të mira. Financat tuaja do jenë për mrekulli. Nëse jeni beqarë do keni një takim magjik dhe personi përballë do ju tërheqë vëmendjen dhe do t’ju fitojë zemrën. Mos e ngacmoni xhelozinë e partnerit tuaj nëse jeni çift.

Akrepi

Qëndroni me këmbë në tokë dhe përpiquni të planifikoni mirë çdo aspekt të aktivitetit tuaj profesional: Duhet të bëni pak më shumë përpjekje, por do ia vlejë. Nëse jeni të dashuruar, mund të mbështeteni në një mirëkuptim të bukur sentimental dhe seksual. Ju mund të kërkoni më shumë sesa duhet por jini të sigurt që nuk po gaboni.

Shigjetari

Në dashuri mund të veproni sipas dëshirës. Ju keni një bukuri delikate dhe magnetike, prandaj vlerat tuaja janë në rritje të mprehtë dhe të shpejtë. Ju nuk keni nevojë për miratimin e të tjerëve për të vazhduar në rrugën e suksesit!

Bricjapi

Përqendrohuni në çështjet private dhe intime. Disa mund ta kenë mendjen nga e kaluara ne lidhje me punën ose dashurinë, ndërsa disa të tjera duhet telefonata me një mjek apo vizita me një psikolog do jetë e pashmangshme. Do t’ju ofrohet të bashkoheni me një iniciativë humanitare; ju do të bëni çmos për të dhënë ndihmën tuaj, duke mbledhur kontakte, mbështetje dhe mjete. Do ndiheni të lodhur.

Ujori

Do jetë një e hënë e mrekullueshme për ju. Më mirë se kaq vetëm në filma dhe romane romantike mund të ndodhë! Ata që studiojnë janë të suksesshëm, ata që kërkojnë punë do e kenë rrugën e hapur dhe ata që merren me shitjet zgjerojnë portofolin.

Peshqit

Do të jeni në gjendje të hedhni poshtë kritikat që janë ngritur kundër jush, duke respektuar bashkëbiseduesin dhe pa dëmtuar ndjeshmërinë e tij. Strategji e shkëlqyeshme dhe e mirë! Ju do dëshmoni se keni një logjikë të fortë. Synimet e mira reciproke do ta mbajnë atmosferën e çiftit të qetë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button