Categories Kuriozitete

Horoskopi 17 Tetor, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi

Kontrolloni nervat dhe mos bëni veprime të nxituara sot. Kushtojini vëmendje fjalëve që thoni, veçanërisht njerëzve tuaj, në mënyrë që të mos krijoni keqkuptime. Afrohuni me partnerin dhe tregojini atij se  çfarë ju shqetëson, në mënyrë që të ndiheni më mirë, por edhe që ai të dijë se në cilën fazë është marrëdhënia juaj.
Demi

Do kaloni emocione të forta sot dhe ndoshta nga mbasditja do të ndiheni pak melankolikë. Bëni mendime pozitive dhe mos jini pesimistë, sepse mund t’i mërzisni njerëzit tuaj. Një natë e bukur ju pret në jetën tuaj romantike, pasi parashikohet që atmosfera mes jush dhe partnerit të jetë e zjarrtë.
Binjakët

Sot është dita e duhur të vendosni se cilat janë prioritetet tuaja. Mundësitë do të jenë të shumta sot.
Mund të shkoni edhe më mirë në marrëdhënien tuaj romantike, nëse së pari sqaroni ndjenjat që keni për partnerin tuaj.
Gaforrja

Dita mund t’ju sjellë probleme të mëdha nëse nuk qëndroni të qetë dhe të matur. Menaxhoni disa gjëra në shtëpi siç duhet, në mënyrë që të forconi marrëdhëniet familjare. Shmangni keqkuptimet dhe grindjet!
Luani

Jeni spontan dhe i thoni po njohjeve të reja dhe kontakteve shoqërore! Mos e teproni shumë me vetëbesimin dhe mos jini egoistë, të pasjellshëm, të pandershëm, sipërfaqësorë dhe hakmarrës sot. Gjendja juaj e mirë dhe romanticiteti që kemi do ta bëjnë partnerin tuaj sot të largojë çdo dyshim që mund të ketë për ju.
Virëgjëresha

Sot është një nga ato ditë kur e keni të vështirë të kuptoni se çfarë po ndodh përreth jush.
Ju ndoshta keni nevojë të ripërcaktoni përparësitë tuaja, sepse do të jetë e vështirë të organizoheni.
Romanca juaj fillon dhe merr një kthesë më të mirë dhe shihni se shumë çështje që keni pasur në mendjen tuaj, tani  fillojnë të realizohen. Për beqarët kjo ditë do të sjellë njohje të papritura, të cilat do të kenë rezultate shumë të mira.
Peshorja

Qëndroni realistë sot dhe përshtatuni me ndryshimet që do të ndodhin përreth jush. Meqenëse nuk mund t’i parandaloni, duhet t’i pranoni dhe t’i përdorni siç duhet, për përfitimin tuaj. Pasditja është e favorshme për shëtitje dhe biseda me miqtë e ngushtë.

Akrepi

Planetët sot janë shumë miqësorë me ju, mund të keni sukses me çdo gjë që bëni, për sa kohë që nuk bëni lëvizje të nxituara. Shprehni ndjenjat që keni për partnerin tuaj sonte. Një natë plotë pasion ju pret!
Shigjetari

Kaloni më shumë kohë dhe përpjekje sot për planet tuaja të ardhshme. Ju duhet të bëni disa ndryshime kryesore dhe të merrni parasysh çdo lëvizje tuaj, në mënyrë që të ecni drejt qëllimeve tuaja me më shumë besim.
Bricjapi

Këtë të diel, do t’ju paraqiten disa mundësi që duhet t’i shfrytëzoni, sepse  do të jenë shumë të mira për jetën tuaj profesionale dhe personale.
Edhe nëse ndiheni të lodhur nga ngjarjet e fundit që ju kanë gjetur të papërgatitur, shfrytëzoni ditën tuaj për të rimbushur bateritë tuaja dhe për të çuar përpara planet tuaja. Fati është në anën tuaj! Mos e harroni!
Mos e ngarkoni partnerin tuaj me të njëjtat çështje të jetës së përditshme, sepse ai do të lodhet nga ju.
Ujori

Dita do të jetë mjaft intensive dhe ju duhet të kontrolloni atë që bëni. Sigurohuni që të keni tendosur vëmendjen dhe depërtimin tuaj, në mënyrë që të parandaloni situatat problematike që mund të lindin. Detyrimet që do të keni do të jenë të shumta por do keni guximin dhe forcën për t’i përballuar.
Peshqit

Mos i ndaloni përpjekjet tuaja dhe mos u dorëzoni, thjesht sepse disa njerëz përreth jush mund të jenë negativë ose nuk pajtohen me atë që ju dëshironi. Vendosni idetë tuaja në praktikë dhe vazhdoni në mënyrë metodike, pa u ndikuar nga asgjë ose askush. Dita është e favorshme për shenjën tuaj të zodiakut dhe shanset tuaja për dështim janë minimale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

E pazakontë! Terrorizohen punonjësit, gruaja çon xhaxhain e vdekur në një bankë për të nënshkruar kredinë

Punonjësit e një banke në Brazil të martën u përballën me një pamje të pabesueshme kur panë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Mërkurë, 17 Prill 2024

Dashi Mos i nënvlerësoni vonesat e mundshme në vendin e punës, sidomos nëse jeni në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

VIDEO/ Familja kërkon me dron qenin në pyll, habiten kur zbulojnë se jetonte me arinjtë

Një familje që humbi qenin e saj dhe përdori një dron për ta gjetur atë,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Shtunë, 13 Prill 2024

Dashi Mundohuni që të nisni aktivitete të cilat iu lejojnë që të shpreheni lirisht dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 9 Prill 2024

Dashi Kjo është një ditë gjatë së cilës do të jeni tejet emotiv, arsye për…

LEXO ME SHUME