Kuriozitete

Horoskopi 22 Nëntor 2021

DASHI Nuk do të arrini të merrni vendime me shpejtësi. Nëse jeni çift lejojeni partnerin të vendosë edhe për ju, pasi do të jetë një periudhë mjaft e tensionuar e plot punë.

DEMI Harrojini detyrat e shijoni mbrëmjen me atë që dashuroni. Rrugë të reja do ju hapen, sidomos në fushën afektive, duke i dhënë një dimension të ri jetës suaj.

BINJAKET Nuk do të jetë aspak e lehtë për ata që ju qëndrojnë pranë t’ju ndihmojnë, pasi as vetë nuk e dini se çfarë dëshironi. Yjet ju këshillojnë të sqaroni idetë tuaja.

GAFORRJA Qëndroni të hapur ndaj eksperiencave të reja që do ju shfaqen. Hëna do ju bëjë mistikë sot, por mundohuni të mos i jepni shumë rëndësi të kaluarës, për të jetuar sa më mirë të tashmen.

LUANI Do të mundoheni ti përballoni impenjimet e sotme me optimizëm e qetësi. Kështu do të arrini të vendosni kufirin e të drejtave të tua duke lënë mënjanë gjithçka që nuk ju shfaq interes.

VIRGJERESHA Një impenjim do të tërheqë tjetrin e në mbrëmje do ta kuptoni se keni bërë mjaft rrugë të lodhshme për të arritur aty ku dëshironi. Në mbrëmje do të gjendeni nën përkëdheljet e partnerit.

PESHORJA Nëse personi që e keni përzemër  nuk do të jetë në humorin e duhur, gjëja më e mirë që mund të bëni për të është ta lini të qetë në mendimet e veta. Yjet do t’ju ndihmojnë shumë edhe në planin financiar.

AKREPI Do të jeni të tërhequr nga persona të ndryshëm, prandaj mos zgjidhni menjëherë. Prisni ti njihni më mirë e jepuni kohën e nevojshme për të kuptuar ndjenjat tuaja, nëse doni që gjithçka të funksionojë për së mbari.

SHIGJETARI Nëse do ju duhet të rifitoni dashurinë e dikujt që vlerësoni, do të keni mundësi mjaft të mira për t’ia arritur qëllimit. Dashuria do të karakterizohet nga një harmoni mjaft e qëndrueshme këtë periudhë.

BRICJAPI Qetësia juaj do e bëjë më të lehtë raportin në çift. Edhe pse partneri do të jetë në një gjendje jo shumë të mirë humori do të arrini të gjeni mirëkuptimin për çështje që ju interesojnë.

UJORI Hëna do ju krijojë mosmarrëveshje e kontradikta në çift, duke ju vendosur në një pozicion të vështirë. Në punë e rëndësishme është të mos merrni vendime përfundimtare pa qenë plotësisht të bindur.

PESHQIT Nuk do të rezistoni të rrini pa folur, e polemikat do të shpërthejnë. Momentet më të këndshme të ditës së sotme do të jenë ato që do të kaloni në shoqërinë e partnerit tuaj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: