Categories Kuriozitete

Horoskopi 22 shtator 2019

DASHI

Shqetësimet në lidhje me shtëpinë ose nënën tuaj mund të nënkuptojnë se duhet të merreni me disa njerëz mjaft të pakëndshëm ose jo të besueshëm. Mungesa e njohurisë mund t’ju sjellë vështirësi për të përballuar situatën. Bëni mirë të mblidhni faktet ju nevojiten. Qëndroni të përqendruar dhe përdorni forcën e brendshme për të qenë nxjerrë më të mirën e kësaj situate.

DEMI

Sot mund të merrni vesh disa thashetheme aspak të mira për veten. Për këtë, do nisni dyshimet tek miku juaj më i mirë. Shqyrtoni cdo fakt para se ti pranoni fjalët si të vërteta. Informacioni mund të jetë i gabuar.

BINJAKËT

Mund të keni disa probleme tek ana financiare. Dita do ju kalojë duke menduar se si të menaxhoni paratë. Planifikimi i të ardhmes është i vështirë. Ju mund të prisni disa fonde që mund të mos vijnë asnjëherë dhe duhet të jeni të sigurt që nuk bëni blerje luksi, por të nevojshme. 

GAFORRJA

Problemet në shtëpi ju japin idenë që të shpërnguleni ose të bëni ndryshime. Një person pranë jush nuk është treguar i sinqertë, prandaj keni këto mendime. Mblidhni sa më shumë ide të mundeni, por mos merrni asnjë vendim. Sot nuk është koha e duhur. Prisni derisa të jeni më pozitivë dhe optimistë.

LUANI

Intuita dhe imagjinata do të funksionojnë në nivelin më të lartë sot, prandaj mund të keni një frymëzim për të shkruajtur. Por nuk keni mjaftueshëm ide për ti bërë realitet. Për këtë nuk duhet të nxitoheni. Mjafton të hidhni në letër atë që keni në mendje dhe shikojeni me kujdes më vonë.

VIRGJERESHA

Mund të keni dyshime rreth një projekti që ka domethënie të madhe për ty. Kjo mund të përfshirë probleme financiare ose mbështetje morale. Dyshimet tuaja mund të jenë pa bazë, por nuk bëni gabim nëse kërkoni se cfarë nuk shkon me projektin tuaj. Në fund do ia dilni me sukses.

PESHORJA

Mendja juaj mund të jetë në luftë për pushtet, gjë që mund të shkaktojë pak debat me miqtë tuaj. Ju mund të zemëroheni dhe kjo nuk është gjë e mirë. Mendoni për dicka tjetër në vend që të debatoni për një temë që mund t’ju shkatërrojë miqësinë.

AKREPI

Ëndrrat e ditës dhe fantazitë për vendet e largëta ekzotike mund t’ju sjellin idenë që të lini gjithcka për të bërë disa pushime. Zakonisht nuk jeni tip impulsiv, por sot ndiheni të shqetësuar. Nëse nuk keni për të bërë ndonjë punë dhe moti është i mirë, shkoni diku për të ndryshuar rutinën.

SHIGJETARI

Mund të merrni disa kërkesa të papritura për burimet tuaja, që do ju bëjnë të ndiheni të përdorur. Ju mund t’ju kërkohet një kredi. Dyshimet tuaja për aftësinë e personit për ta shlyer do ju bëjnë që të mendoheni gjatë. Intuita juaj është e mirë sot, prandaj përdorni atë për të lexuar motivet e vërteta të atyre që kërkojnë favorizime.

BRICJAPI

Dita e sotme do bazohet tek melankolia që nuk duket se ka ndonjë bazë në realitet. Por kjo gjë do shkaktojë shqetësim tek miqtë dhe familja. Në ditë si kjo, është më mirë të mos i nënshtroheni errësirës, por të merreni me punë ose projekte.. Edhe pse mund të mos doni njerëz pranë, shoqëria e të tjerëve mund ta rikthejë mendjen tuaj në rrugën e duhur.

UJORI

Sot, mund të ndiheni jo shumë mirë. Ndoshta nuk jeni i sëmurë, por mund të jeni lodhur. Ju gjithashtu mund të vuani nga dhimbje që kanë të ngjarë të lidhen me stresin. Mos punoni sot, thjesht relaksohuni. Bëni gati vaskën dhe lexoni një libër ose shihni një film. Imagjinata juaj po punon jashtë orarit të duhur dhe ju duhet të largoni mendjen nga puna.

PESHQIT

Ëndrrat e çuditshme, emocionuese dhe të gjalla mund të frymëzojnë krijimtarinë tuaj sot. Ju mund të dëshironi të provoni një formë të re arti ose të studioni veprat. Romanca dhe seksi janë të rëndësishme për ju, megjithëse pasiguritë në lidhje me një partner/e mund t’ju pengojnë të shprehni ndjenjat tuaja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

“Qielli do të errësohet & temperatura do të bjerë”/ Ja çfarë duhet të dini për 8 Prillin

Më 8 Prill globi do të ketë mundësinë që të përjetojë eklipsin e dytë të…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Ja disa fakte argëtuese rreth çokollatës

Ja disa prej fakteve me interesante rreth çokollatës: Origjina e çokollatës daton në qytetërimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

12 kulte të frikshme dhe famëkeqe që janë ende aktive

Mund të themi se çdo fe është një kult, por ndryshimi kryesor është se kultet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e shtunë 23 mars 2024

Dashi Jeta sentimentale e çifteve do jete shume e qete sot. Do flisni hapur me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Test optik / A mund ta dalloni gabimin në këtë foto?

Testoni aftësitë tuaja të vëzhgimit përmes kësaj përballjeje vizuale! Kjo foto na tregon një imazh…

LEXO ME SHUME