Categories Kuriozitete

Horoskopi 28 Tetor, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi-Në dashuri, Hëna është në disfavorin tuaj, ka mundësi që mosmarrëveshjet e vjetra të rishfaqen. Në punë do të dëshironit të ndryshoni gjithçka.

Demi-Në dashuri dukeni aq të rrëmbyer nga problemet familjare, saqë ndjenja po ju zë një vend të dytë. Një ditë me kontraste në punë, kushtojini vëmendje kësaj të enjteje nëse përballeni me diskutime me eprorët.

Binjakët-Në dashuri ka ende njëfarë armiqësie në çift, takime të reja për ata që janë beqarë. Në punë duhet të bëni një zgjedhje, kjo është një situatë ende pak e rëndë për shpenzimet.

Gaforrja-Në dashuri keni frikën se diçka nuk shkon me partnerin/en tuaj, por kjo është vetëm një përshtypje. Në punë, lajme të shkëlqyera për ata që kanë probleme të pazgjidhura.

Luani-Në dashuri gjatë kësaj dite të enjte 28, Hëna kthehet në shenjën tuaj të zodiakut, do të gjeni guximin të thoni atë që mendoni për partnerin. Në punë mund të shkoni një hap më tej.

Virgjëresha-Në dashuri situata po përmirësohet pak, kujdes mos bëni hapa false. Shpërblime të mëdha janë rrugës për punonjësit e punësuar dhe ata që kanë një gjë të vetën.

Peshorja-Në dashuri, në sajë të Venusit të favorshëm, për ata që janë beqarë ka mundësi për takime. Në punë pas dy ditësh shumë të vështira tani është koha për të ulur pak vrullin e punës.

Akrepi-Në dashuri do të jetë e nevojshme të bëni një bilanc të situatës. Problemet duket të jenë fashitur dhe ju jeni sërish në qendër të vëmendjes, por për mirë. Në punë këshilla është të rifitoni pak qetësi, do t’ju duhej të ndjeni dhe pak më shumë siguri.

Shigjetari-Në dashuri, Hëna e favorshme së bashku me Venusin do të zgjojnë pasionin në çift. Në punë, nëse keni nisur një punë të re ose dëshironi të bëni diçka të re, mos u dekurajoni.

Bricjapi-Në dashuri, një ditë sqarimi me partnerin. Në punë nuk jeni tipi që kalon pa u vënë re, kur jeni të apasionuar pas një pune mund ta bëni më mirë se të gjithë të tjerët.

Ujori-Në dashuri Hëna është në kahun e kundërt, ndaj bëni kujdes dhe mos krijoni përplasje. Në punë, ka ambicie që duhet t’i moderoni, ose të paktën të dini t’i kanalizoni më mirë, sidomos materialisht. Jo gjithçka vlen për arritjen e një qëllimi që mund të jetë vetëm ekonomik. Nuk do t’ju japë paqe dhe as nuk do t’ju çojë në një gjë të sigurt.

Peshqit-Në dashuri, çiftet që kanë përjetuar një krizë të vogël mes 23 dhe 24 tetorit duhet të qëndrojnë të qetë deri në 31. Në punë do të ndiheni shumë më mirë këtë të enjte, nëse nuk konkurroni me askënd që e keni person të afërt. Përkundrazi, është e rëndësishme të bashkoni forcat. Vetëm atëherë do të përjetoni diçka vërtet pozitive.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

E pazakontë! Terrorizohen punonjësit, gruaja çon xhaxhain e vdekur në një bankë për të nënshkruar kredinë

Punonjësit e një banke në Brazil të martën u përballën me një pamje të pabesueshme kur panë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Mërkurë, 17 Prill 2024

Dashi Mos i nënvlerësoni vonesat e mundshme në vendin e punës, sidomos nëse jeni në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

VIDEO/ Familja kërkon me dron qenin në pyll, habiten kur zbulojnë se jetonte me arinjtë

Një familje që humbi qenin e saj dhe përdori një dron për ta gjetur atë,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Shtunë, 13 Prill 2024

Dashi Mundohuni që të nisni aktivitete të cilat iu lejojnë që të shpreheni lirisht dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 9 Prill 2024

Dashi Kjo është një ditë gjatë së cilës do të jeni tejet emotiv, arsye për…

LEXO ME SHUME